Basha i përgjigjet “lutjes” së Ramës për takim mbi reformën në drejtësi

May 27, 2016 | 8:45
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur “lutjes” së një dite më parë të kryeministrit Rama për dialog politik mbi reformën në drejtësi.


Basha i pergjigjet “lutjes” se Rames per… by gazeta-panorama

Basha tha se është i gatshëm të ulet me Ramën në dialog në çfarëdo forme, mjafton që sipas tij ai të ketë vullnet të zbatojë rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Nëse ata bien dakord për të zbatuar rekomandimet e “Venecias”, atëherë janë të mirësepritur për t’u ulur në bisedime në formatin që duan ata për të zgjidhur këto çështjet që na ndajnë”, tha Basha për “Top-Channel”.

Mirëpo, kreu i PD-së theksoi se dialogu duhet të jetë pa kushte. “Ne duam propozime dhe jo kushte. Nëse dëshirojnë të dialogojnë, që nesër, madje që sot.

Formatin le ta zgjedhin vetë, në jemi të hapur për çdo format”, tha Basha duke pranuar se faktori ndërkombëtar po bën përpjekje që opozita dhe mazhoranca të vazhdojnë dialogun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura