Basha i hap rrugën rikthimit të Astrit Veliajt në Kuvend

Feb 12, 2018 | 13:59
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha duket se i hap rrugë rikthimit të ish-deputetit demokrat Astrit Veliaj sërish në Kuvend.

veliaj astrit

Pyetur nga media për këtë çështje, pas heqjes dorë nga mandati të deputetit Eduard Halimi, Basha deklaroi: Astrit Veliaj është numri dy i listës së PD në Berat. Për shkak të kuotave gjinore, kjo është një çështje që e vendos KQZ-ja. Pra se kush do e marrë mandarin është çështje e KQZ dhe vullnetit të personave përkatës.

Pyetur lidhur me problemet me drejtësinë, Basha theksoi: Ne asnje gje nuk ngjan me te, aq sa ngjan televizioni juaj me nje motoskaf droge. Arben Ndoka eshte nje person i denuar per prostitucion, ndersa ne kete rast nuk kemi asnjë pretendim për kriminalitet per kandidatet kushdo qofte.

I renditur i dyti në listën e qarkut të Beratit nga PD, Veliaj pritet të zërë vendin e lënë bosh nga largimi i Eduard Halimit.

Por në qarkun e Beratit, ashtu si në disa qarqe të tjera, Partia Demokratike është gjobitur nga KQZ për shkak të mosrespektimit të kuotave gjinore në lista, duke mos përfshirë asnjë femër në tre emrat kryesues të listës së kandidatëve.

Nisur nga ky penalitet i vendosur nga KQZ, demokratëve u hiqet e drejta që mandatin ta marrë deputeti i dytë në listë, Astrit Veliaj.

Pak dite me pare, i kontaktuar nga “Panorama”, ish-deputeti Astrit Veliaj ka theksuar se do të presë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Unë sapo jam kthyer nga SHBA. Jam njohur përmes mediave me vendimin e z.Halimi për të lënë mandatin e deputetit. Unë jam renditur i dyti në listën e Beratit, ndaj edhe do të pres vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me këtë mandat”, ka deklaruar Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura