VIDEO/ ‘Jashtë’! Basha i bashkohet protestuesve të Zharrëzës: Pse u kërkova falje grevistëve

Feb 25, 2017 | 13:26
SHPËRNDAJE

Banorët e Zharrëzës, pas marshimit tre ditor, janë vendosur para ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, duke mos iu bashkuar kështu protestës së opozitës.

Por kreu i PD-së Lulzim Basha kërkoi të bashkohej me protestën e banorëve të Zharrëzës, por grevistët nuk pranuan. Ata e quajtën opozitën bashkëpunëtore të Bankers Petroleum, pasi sipas tyre kontarta është firmosur në kohën që qeveriste PD.

preview-2-1-566x381

Dritare.net i mori një prononcim kreut demokrat, i cili tregoi se u kërkoi falje banorëve.

I pyetur se pse e larguan grevistët, Basha tha se ka qenë në dijeni të çdo veprimi të tyre.

“Kam qenë gjatë gjithë kohës në kontakt. Më kanë mbajtur në dijeni, pasi vetë ata më morën në telefon. Kontrata me Bankers nuk është nënshkruar në kohën që qeveriste PD-ja por në kohën e qeverisjes së Nanos. Unë u kërkova falje banorëve që nuk arritëm të mbronim shtëpite dhe jetët e tyre. U premtova që do të marrim masa për t’i mbrojtur. Do t’i mbështesim në kauzën e tyre”, u shpreh Basha për dritare.net.

preview-526x381

Lideri i opozitës tha më tej për dritare.net se qeveria do të përballet me dy protesta, me atë të opozitës para Kryeministrisë dhe me këtë të grevistëve të Zharrëzës para ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura