Shpërthen Basha: Nëse kryetalebani s’tërhiqet nga shembja e Teatrit, luftë totale, do ti vëmë minat kullave të tyre

Jul 20, 2018 | 16:06
SHPËRNDAJE

Kreu i PD Lulzim Basha ne nje bashkebisedim me gazetaret sot nga selia blu e ka vene theksin serish tek ceshtja e ndjeshme e Teatrit per te cilin mazhoranca ne Kuvend ka miratuar ligjin per shembjen e tij dhe ndertimin e nje te riu dhe disa kullave, sipas nje projekti te cilin opozita e ka denoncuar si mafioz.

basha me gazetaret konference

“Ajo që ka ndodhur me Teatrin është atentat i lirive dhe të drejtave të cdo qytetari. Në histori ka ndodhur si me hebrenjtë në luftën e dytë botërore. Europa Nostra e konsideron pjesë të trashëgimisë kulturore evropiane, jo vetëm shqiptare. Një organizatë prestigjioze që mban një qëndrim të qartë ndërkohë Rama me lakejtë e tij janë vërsulur si talebanë për të shkulur një pjesë të trashëgimisë kulturore me gjithë historinë dhe vlerat që mban.
Atyre që kanë humbur kurajon që janë zbuluar si me karakter të dobët para qytetarëve u them merrni shembull dhe rikthehuni në betejën për mbrojtjen e vlerave të teatrit, nderkohe i them kryetalebanit që cdo ditë e më shumë demaskohen para shqiptarëve e para botës synimet mafioze mbi të cilat është ngritur përpjekja për teatrin”, tha kreu i opozites.

Sipas tij “Kjo është prova gjenerale për t’u shpallur pasha i pashallëkut të Shqipërisë. Nëse lejojmë një ligj special të grabisë pronë publike për ti dhënë pa garë një aktori të dyshuar mundësinë të fitojë 205 milionë euro ndërkohë që s’ka Gjykate Kushtetuese do të thotë që nesër ky njeri mund të bëjë gjithcka… Atyre horrave të Policisë Bashkiake që con për të hapur vrima në muret e vjetra dua ti kujtoj kryetalebanit që qendrat e disa qytetareve evropiane u rrafshuan në luftën e dytë botërore dhe i ringritën për të mbajtur gjallë trashëgiminë kulturore. Popullit i lind e drejta te rezistoje me te gjitha format dhe menyra per te parandaluar qe neser fati i teatrit ti vije te shtepia e tyre, vendi i punes dhe lirite e tyre. Dua ti jap te qarte nje paralajmerim Fusha shpk ska asnje shans te gezoni frutet e nje ndermarrje te tille kriminale, asnje shans. Cdo veprim i Fusha shpk dhe cdo entiteti tjeter do te jete subjekt i nje ligji te amenduar antimafia. Ne baze te kesaj do ju sekuestrojme cdo cm katrore dhe cdo cent a miliard euro per shkeljet qe do konstatojme. Sikunder nese guxoni ti vini minat teatrit, minat do ua veme edhe kullave tuaja me ligj. Ky paralajmerim vjen edhe per ndonje banke qe mendon se mund te investoje ne kete projekt, ndonese kam bindjen se keto jane parate e Toyota Yaris apo Seat…”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura