Basha homazhe për Petro Zhejin: Humbje e parikuperueshme për letrat shqipe

Mar 15, 2015 | 14:23
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëherazi kreu i opozitës Lulzim  Basha ka bërë homazhet e tij sot në Muzeun Kombëtar në respekt dhe nderim të figurës së përkthyesit Petro Zheji.

Basha ne homazhet per Petro Zhejin

Duke folur për mediat, Basha e vlerësoi veprën dhe kontributin e Zhejit, ndërsa ka nënvizuar se vdekja e tij, është një humbje e parikuperushme për letrat shqipe.

“Ndarja nga jeta e Petro Zhejit është një humbje e parikuperueshme për familjen, për letrat shqipe, për miqtë dhe apostujt e tij, të elitës shqiptare të letrave, intelektualëve shqiptarë. Ndaj, në këtë rast të dhimbshhëm, dua vetëm të shpreh ngushëllimet e mia për familjen Zheji.  

Zoti t’i japë Petro Zhejit paqen e meritur, ndërsa kolegëve, nxënësve të tij, të sotën e të nesërm, t’u japë forcën e vullnetin për të çuar përpara mendimin, studimet që na ka lënë si amanet…”, tha Basha.

Basha pas homazheve

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura