Basha vjen me vonesë në mbledhje dhe fyen Bregun, kritikon Ristanin dhe Nokën

Sep 26, 2015 | 15:02
SHPËRNDAJE

Mbledhja e djeshme mes kreut të PD-së, Lulzim Basha me drejtuesit demokratë të komisioneve parlamentare është shoqëruar nga debate jo të ‘paqta’ mes tij dhe deputetëve. Shkak për ‘acarimin’ e situatës duket të jetë bërë vonesa në nisjen e mbledhjes, orari i së cilës ishte parashikuar ne 09.00. 

basha bregu
Deputetja Majlinda Bregu, kryetare e Komisionit të Integrimit pas një pritjeje të gjatë është larguar nga mbledhja, pasi kishte takime të planifikuara më herët me ambasadorë të huaj, të akredituar në vendin tonë.

Madje për takimet, mësohet se ajo kishte njoftuar paraprakisht edhe koleget e saj deputete. Burime për “Gazetën Shqiptare”, qe raporton lajmin, konfirmuan se ajo ka lajmëruar kolegët për ikjen, pasi pritja zgjati tepër dhe ajo kishte një takim me ambasadorë për çështje të ndjeshme të situatës së Shqipërisë në raport me BE-­në.

Largimin e saj Basha, i cili ka mbërritur në sallë rreth ores 11.00, nuk e ka pritur mire, madje nuk i ka kursyer fyerjet. Mësohet se kryetari i PD­-së, Basha ka thënë: “Kush është kjo zonjë që guxon të ikë e të lërë një mbledhje të rëndësishme të kryesisë së grupit parlamentar me kryetarin?”.

Me pas kritika ka leshuar në adresë te deputetëve që hynë me pak vonesë në mbledhje. I pari Arben Ristani, nënkryetari i PD­së dhe pas tij, deputeti, Flamur Noka. Teksa Basha priste që ish-­ministri të vinte në mbledhje, u tha të tjerëve: “Nëse në vendin ku jam unë do të ishte paraardhësi im, këtë do e quante sabotim”, – iu drejtua deputetëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura