“Basha foto me Trump, Rama me Obamën”, Lubonja: Ja pse u dënua Bilali. Kreu i PD ka shkelur ligjin…

Mar 16, 2018 | 9:28
SHPËRNDAJE

“Lobimi i partive politike” është tema e debatit mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur” në “News 24”.

Analisti Fatos Lubonja e ka quajtur një problem të rëndësishëm faktin se shumë parti financohen nga para të paligjshme. E ndërsa për sulmet drejt Partisë Demokratike se është financuar nga rusët për të krijuar destabilitet në Ballkan i cilësoi si qesharake.

lubonj

“E kam ndjekur këtë çështje dhe unë e ndaj në dy pjesë. Njëra çështja e financimeve të paligjshme që financojnë këto parti që nuk është rasti i vetëm. Pushteti i këtyre partive është jashtë duarve të qytetarëve.

Lidhje me rusët, mua më ka bërë përshtypje që kur ne e dinim që deri tani këto 600 mijë diheshin dhe nuk u bë zhurmë dhe sapo u gjet një vjegë tentojmë të bëjmë një zhurmë të madhe për armikun e jashtëm që po na sulmon. Në këndvështrimin tim që rusët mbështesin PD në çadër për të destabilizuar është shumë largvajtëse. Mjafton të kemi parasysh një gjë, që Shqipëria është pro amerikane. S’po hyjnë as në Serbi këto lobime.

Kjo është e pa provueshme dhe nuk përjashtohet që rusët të kenë agjentura, por që të bëhet një financim i qëllimtë dhe të angazhohen disa agjentë rusë në Britani dhe të ndikojnë në PD është qesharake. Por pjesa e parë që kjo parti ka marrë 600 mijë dollarë, ku i morën, si i morën, pse i harxhon për këtë punë kjo është çështje shumë e rëndësishme,” tha Lubonja.

E ndërsa dy rastet e kreut të Partisë Socialiste në vitin 2013 në foton e bërë me ish-presidentin Barack Obama dhe rastin e kreut të PD Lulzim Basha në foton me presidentin aktual Donald Trump, Lubonja tha:

Bilali është dënuar sepse ligji amerikan e përjashton financimin e nga jashtë. Pjra ai ëhstë dënuar jo siç tha Rama që ky Bilal Shehu iu tek nga dashuria qoftë dhe respekti i madh për Ramën dhe nxorri 80 mijë dollar nga xhëepi I tij dhe erdhi për festën aty, por sepse ky ka marrë para nga jashtë dhe i ka hedhur atje. Se ku i mori ai paratë nuk u tha nga Rama. Ky ëhstë problemi që ka me ligjin amerikana ai dhe Rama që ka bërë nbjë veprim që ka shkelur ligjin amerikan. Ky nuk është lobim, ky është thjesht që para të fshehta që i nxjerr dikush për tia treguar shëiptarëve. Ligjin shqiptar nuk e ka shkel.

Basha nuk besoj se dënohet dot se ka lobuar në Amerikë se ka nxjerrë 600 mijë dollarë, se ky është problem ai personi që ka deklaruar 600 mijë dollarët  se i ka deklaruar nga këto që i ka marrë për PD. Basha ka thyer ligjin shqiptar. Se ka lobim të paligjshëm, se ku i gjete ti këto para?Sa e ke ti nga buxheti i shtetit, ku i gjete ti këto?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura