Basha foli për skenar 24 orësh për mbrojtjen e Xhafajt, reagon për herë të parë PS-ja

Jun 7, 2018 | 14:35
SHPËRNDAJE

Pas dekalratave të Lulzim Bashës nga selia e PD, i cili foli për një skenar 24 orësh për mbrojtjen e Agron Xhafës ka ardhur dhe reagim i parë nga PS.

Ka qenë Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ai që u është përgjigjur akuzave, dhe shkruan: Lulezimi qe e futi Babalen ne gropen ku tani po bie vete, e ka marre vesh qe te gjithe e kane marre vesh se e gjithe historia eshte nje sajese e Saliut dhe e atij vete…

balla

“Avokati dhe varrmihesi i Babales Lulezim Basha, ka mbajtur sot 5 fjalime e gjysem! 4 ne parlament, gjysem ne internet dhe 1 ne kuzhinen e baltes se Shqupit. Ne fakt ka qene i njejti fjalim, i perseritur 5 here e gjysem dhe pa e zene me goje emrin e Babales, ai ka folur vetem per fundin e paralajmeruar te babaleskandalit. Sepse tanime edhe Lulezimi qe e futi Babalen ne gropen ku tani po bie vete, e ka marre vesh qe te gjithe e kane marre vesh se e gjithe historia eshte nje sajese e Saliut dhe e atij vete… Por nje gje te re e ka thene sot Lulezim Basha dhe te mos i’a hame hakun qe e tha qarte permes rreshtave: Audiopergjimi po manipulohet nga shteti italian me urdher te treshes Rama-Xhafaj-Marku”, ka shkruar Balla në Facebook, 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura