Basha flet për qëndrimin e Ambasadores së SHBA: Kush po luan me reformën? Ai që hodhi në erë…

May 22, 2020 | 15:08
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Luzlim Basha ndërsa ka komentuar deklaratën e fortë të ambasadores së SHBA, Yuri Kim, tha se është kryeministri Rama ai që po “luan me reformën në drejtësi”.

Në një deklaratë për mediat, kryeopozitari deklaroi se qëllimi  i Ramës është bllokimi i procesit të integrimit europian të vendit.

bashaPyetje: Z.Basha për lojra sot foli edhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim, kush po luan sipas jush?

Basha: Ai që hodhi në erë Teatrin me dinamit, për të hedhur në erë Reformën Zgejdhiore e për të bllokuar procesin e integrimit europian të vendit.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim bëri një reagim të fortë në Tëitter mbrëmjen e së enjtes, ndërsa shkroi. “Shpresoj se fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta”.

Deklarata e plotë:

Loja e Edi Ramës me shpresën se duke shkatërruar Teatrin Kombëtar do të shkatërronte dhe reformën zgjedhore dhe shanset për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme dhe të merrte peng procesin e integrimit europian të vendit, tani, doli zbuluar.

Të gjithë, shqiptarë e të huaj, e kanë parë këtë plan mafioz që ka për qëllim të pengojë reformën zgjedhore, të pengojë integrimin europian të vendit dhe të lejojë Edi Ramën të përdorë të njjtëat mekanizma që ka përdorur edhe më parë për të manipuluar e të mbajë Shqipërinë peng të krizave ciklike.
Ne jemi të vendosur të mos e lejojmë këtë. PD dhe opozita e bashkuar është e vendosur t’u japë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe për t’u bashkuar në një votë plebishitare për të larguar këtë të keqe.

Ky është fillimi i vendosjes së drejtëisë popullore për shkatërrimin e teatrit, por edhe për shkatërrimin e ekonomisë, shkatërrimin e mijëra vendeve të punës, për shkatërrimin e Kushtetutës, të ligjit e të drejtësisë nga një kryeministër, i cili ka 7 vjet që vjedh, mashtrom dhe sillet si një kriminel ordiner duke shkelur çdo ligj të vendit, duke shkelur Kushtetutën e vendit.

Prandaj, bashkë me opozitën e bashkuar kemi vendosur t’ia mohojmë Edi Ramës këtë plan dinak dhe diabolik dhe t’u ofrojmë shqiptarëve rrugëdaljen nga kriza, duke u angazhuar plotësisht në përfundimin një orë e më parë të reformës zgjedhore, që do t’i hapë rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme, do t’i hapë rrugë procesit të negociatave dhe futjes së Shqipërisë në BE, që, të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, janë përfshirë në afera korruptive, që janë në bashkëpunim të hapur me krimin, i tremben, sepse ky është një proces monitorimi, që ka filluar të nxjerrë zbuluar autorin e varfërimit, shpunësimit, krizës ekonomike dhe shkatërrimit të institucioneve demokratike, që është një dhe vetëm një, Edi Rama, i cili duhet të largohet një orë e më parë me votën e lirë dhe të bashkuar të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Pyetje: Z.Basha ju po flisni për lojë të Edi Ramës për të bllokuar reformën zgjedhore, por jeni ju ai që e keni braktisur tryezën e Këshillit Politik. Fillimisht, kur do të riktheheni meqë thatë “ne do të vijojmë punën dhe do të përmbushim punën për reformën zgjedhore”?

Lulzim Basha: Unë e di që jo ju Elda, por nuk e di se cili në televizionin tuaj ka guximin të thotë se orë pas aktit terrorist dhe të paligjshëm të Edi Ramës me Teatrin, opozita mund të ulej në tryezë. Por ne kurrë nuk e braktisëm dhe nuk mund ta braktisim procesin e reformës zgjedhore, për arsyen e thjeshtë që sapo ju thashë: këtë dëshiron Edi Rama. Braktisja e reformës zgjedhore shtyn objektivin kryesor të shqiptarëve që është largimi një ore e më parë, shporrja një orë e më parë e këtij keqbërësi, e këtij diktatori, e këtij krimineli, e këtij hajduti ordiner me votën e shqiptarëve.

Pyetje: Kur do të riktheheni në tryezë?

Lulzim Basha: Një orë e më parë. Nuk do të rikthehemi në tryezë. Nuk e kemi braktisur asnjëherë tryezën.

Pyetje: E keni bojkotuar të paktën mbledhjen e 18 majit?

Lulzim Basha: Mbledhja e 18 majit dhe letrat e maxhorancës erdhën në kohën kur njerëzit po rriheshin në rrugë, aktivistët e opozitës rriheshin në rrugë, nuk ka njeri që nuk e kupton këtë. Prandaj mos të merremi me këto detaje, është e qartë se ky ishte një plan, një lojë mafioze e Edi Ramës, që tani e dimë ne, e di faktori ndërkombëtar dhe siç e keni parë, Brukseli, Berlini, Londra, i gjithë faktori ndërkombëtar ka reaguar njëzëri dhe maska e Edi Ramës ka rënë bashkë me teatrin. Teatri do të ringrihet aty ku ka qenë, ashtu siç ka qenë. Maska e Edi Ramës ka rënë njëherë e përgjithmonë.

Pyetje: Për lojra foli sot edhe ambasadorja e SHBA, zonja Yuri Kim, kush po luan sipas jush?

Lulzim Basha: Ai që hodhi në erë teatrin me dinamit për të hedhur në erë reformën zgjedhore dhe për të bllokuar proceset e integrimit europian të vendit.

Pyetje: Ndjeheni i gatshëm të uleni në një tryezë për integrimin, për drejtësinë, siç e ka propozuar sot Presidenti i Republikës?

Lulzim Basha: Jam njohur me propozimin e Presidentit që në javën e parë të prillit. E ka marrë përgjigjen time. I kam thënë që Edi Rama absolutisht ka 15 detyra për të kryer, opozita ka 1 detyrë për të kryer. Në këtë detyrë Edi Rama nuk po tregon vullnet. Ne do të vazhdojmë të tregojmë vullnet deri në fund për ta realizuar, 14 detyrat e tjera kanë të bëjnë me Edi Ramën, kanë të bëjnë me arrestimin e njerëzve që mban në krahun e tij të djathtë të dosjeve 339 dhe 184, është një nga kushtet e Bashkimit Europian. Ka të bëjë pra me vënien e drejtësisë për zgjedhjet e vjedhura, ka të bëjë natyrisht me Reformën Zgjedhore, ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit. Në asnjë nga këto detyra opozita nuk është e pranishme. Detyra e opozitës është një dhe vetëm një dhe në tryezën e reformës zgjedhore jemi për një dhe një arsye: Për të larguar një orë e më parë Edi Ramën që është e keqja e vendit, është e keqja e Shqipërisë, është e keqja e të ardhmes tonë europiane.

Pyetje: Domethënë çfarë përgjigje i keni dhënë Presidentit zoti Basha?

Lulzim Basha: Përgjigjen që sapo ju thashë.

Pyetje: Që jeni të gatshëm?

Lulzim Basha: Jo. Përgjigjen që sapo ju thashë. Thashë që opozita po e bën detyrën e saj me reformën zgjedhore, që opozita po e bën detyrën e saj me 15 kushtet për integrimin. 15 kushtet për integrimin janë për ne udhërrëfyesi për të nxjerrë vendin nga kriza, për ta çuar drejt zgjedhjeve një orë e më parë, me standarde dhe me garanci. Kjo është detyra e opozitës. Opozita nuk mund të bëhet fasadë, aq më pak e një njeriu që ka treguar se nuk ka vullnet as për reformën zgjedhore, dhe siç treguan ngjarjet e dy javëve të fundit është përpjekur çdo ditë të sabotojë dhe të hedhë në erë procesin e reformës zgjedhore, të mbajë peng Shqipërinë në procesin e integrimit europian për t’i shërbyer interesave të veta. Kaq e thjeshtë.

Pyetje: Ka një propozim, nuk e di nëse jeni njohur përmes kanaleve të tjera apo nga vetë ambasadorja Kim përmes komunikimeve që mund të keni pasur që të zbatohet në Shqipëri sistemi i Danimarkës, listat e hapura?

Lulzim Basha: Nuk ka asnjë propozim të tillë. Nuk ka asnjë sugjerim të tillë, nuk ka asnjë propozim të tillë. Jua thashë para dy ditësh dhe i qëndroj njëqind për qind që nuk ka një propozim të tillë amerikan. Por ka një vullnet timin personal për t’ju dhënë shqiptarëve cilindo sistem ata ta gjykojnë më të mirin dhe më të përshtatshmin. Këtu sigurisht nuk shoh vullnet nga ana e Edi Ramës. Nuk shoh asnjë vullnet për të ndryshuar sistemin, ndaj le ta largojmë me votë dhe pas kësaj të zgjedhim sëbashku sistemin më demokratik dhe pse jo dhe institucione të reja kushtetuese, siç është p.sh parlamenti me dy dhoma që fuqia mos të jetë në dorë të kryeministrit, oligarkëve, krimit, por të jetë në dorë të qytetarëve. Unë kam bërë propozim për sistem maxhoritar, jam i hapur për listat e hapura. Jam i hapur për çfarëdo lloj reforme që fuqizon qytetarin dhe rivendos kontrollin dhe balancat duke mos përqendruar pushtetin në duart e një njeriu, por detyra e parë është të shporrim me votë masive popullore këtë keqbërës që ka marrë peng vendin dhe do të marrë peng të ardhmen e tij europiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura