Basha flet pas videos dhe paralajmëron Ramën e Xhafën: Nëse bëni edhe një hap më tej…

May 17, 2018 | 19:25
SHPËRNDAJE

Kreu i PD, Lulzim Basha, pas publikimit të videos ka reaguar edhe një herë, ku tha se kjo është një video që tregon se shteti është në duart e krimit.

Basha bëri një paralajmërim Xhafës dhe Ramës, dhe tha se nëse ata do të bënin dhe një hap do të merrnin përgjigjen e merituar nga opozita dhe populli.

albert veliu1

Pjesë nga deklarata

Ja pse shteti është vërsulur për të kapur dëshmitarin. Ja pse kanë ushtruar 72 orë terror, ja pse Fatmir Xhafaj nuk largohet dot nga posti i tij.

Kjo tregon se Agron Xhafaj është një nga kokat e trafikuar të drogës. Largimi në kohë rekord, dhe terrori ndaj dëshmitarit, por këto do të ishin të pamundura nëse Xhafaj nuk do të ishte Ministër  i Brendshëm.

Xhafaj është në krye të ministrisë, pasi do të vijojnë me skenarin e tij mafioz.

E paralajmëroj sot Ramën dhe Xhafën, se për çdo hap që do ta marrin për të rrëmbyer dhe terrorizuar, do të marrin përgjigjën më të ashpër nga PD, opozita dhe nga populli. I paralajmëroj sot, larg duart nga personi dhe terroi mafioz nga dëshmitarit. Dëshmia tronditëse dhe gjithçka tjetër që po bëjnë, janë provat e tjera që po jetojnë një shtet  të kriminalizuar. Vendi sot ndodhet në duart e krimit të organizuar.

basha video pergjim

Basha zbulon skenarin e Xhafajt: Çfarë po i bëhet dëshmitarit dhe familjes së tij

Ashtu si kishte njoftuar, kreu i PD-se, Lulzim Basha ka dale ne një konferencë të jashtëzakonshme, ne te cilen ka folur per nje skenar kriminal te dyshes Rama-Xhafaj.

Basha theksoi se tashme po zbatohet skenari kriminal i dyshesh Rama-Xhafaj, pas dergimit ne Itali te vellait te ministrit, Agron xhafaj.

Skenari me katër pika:

Moho përgjimin

Kap, josh ose likujdo dëshmitarin e familjen e tij

Shkatërro provat

Akuzo dhe kërcëno opozitën

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura