Basha flet me emra konkretë: Pa u vënë këta përpara drejtësisë, gjithçka është vetëm farsë

Mar 19, 2018 | 15:15
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha me anë të një deklarate për mediat ka bërë thirrje për hetime të plotë të gjithë zyrtarëve që janë të akuzuar. Sipas tij ai dhe partia E tij do të dijë se kur do të dalin përpara drejtësisë Tahiri, Qazim Sejdini dhe shumë zyrtar të tjerë të denoncuar dhe akuzuar nga opozita.

Sipas kreut të opozitës, nuk ka drejtësi pa u vënë të gjithë këta përpara drejtësisë dhe të marrin dënimin që meritojnë.

basha deklarate 19 mars

Pjesë nga deklarata

Ne kemi një mesazh për të gjithë qytetarët, mos harroni, mos heshtni, kërkoni llogari se çfarë po bën drejtësia për çështjet kapitale në vend. Ne duam të dimë kur do të dalë Tahiri para drejtësisë. I akuzuar dhe i përgjuar nga anti-mafia italiane si njeriu kyç i drogës kur ishte ministër i Brendshëm dhe krahu i djathtë i Ramës.

Ne duam të dimë kur do të vihet para drejtësisë kupola e policisë së shtetit, e cila ka ikur në arrati, po kështu të akuzuar drejt për drejtë si pjesëmarrës në trafikun e drogës dhe në bashkëpunim me organizatat kriminale.

Ne duam te dime se kur do dale para drejtesise Dako, i akuzuar se ka bere pazare dhe shkembime per vjedhjen e votave me tenderat dhe koncensionet ne Durres dhe me gjere.

Ne duam te dime se kur do dale para drejtesise Qazim Sejdini dhe grupi kriminal i Elbasanit, nyjes ballkanike te heroines.

Ne duam te dime se kur do kapen anetaret e pakapur te bandes Habilaj, kur do te kapet Klement Balili.

Ne duam te dime se kur do dale para drejtesise dhe kur do hetohet Gjiknuri, i akuzuar publikisht se ka bere pazare me banditet ne kembim te blerjes se votave ne Diber dhe ne Vlore.

Keto jane ceshtje qe ne smund ti leme te harrohen, te anashkalohen dhe te mbulohen nga farsa dhe skandale te tjera te vogla, te cilat absolutisht duhen zbardhur. Por nje gje te jete e qarte: pa u vene keta njerez para drejtesise, pa funksionuar drejtesia ka vetem propagande dhe kjo perben rrezik te jashtezakonshem per vendin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura