Basha flet me emra konkretë: Ky është shërbëtori i Shullazit që do na vijë në Kuvend

Jul 19, 2017 | 9:10
SHPËRNDAJE

Lulzim Basha ka reaguar pas dëshimisë së deputetit socialist të Durrësit, Jurgen Çyrbja në seancën ndaj Emiljano Shullazit për hotel “Vollgën”. Sipas Bashës, Çyrbja mbrojti Shullazin dhe kjo nxori në pah fytyrën e vërtetë të shtetit të Edi Ramës.

BASHA AKUZA QEVERISE - Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference te shtypi, ku ka akuzuar qeverine se po perdor policine ne fushate, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nBASHA IN CONFERENCE - Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, which he has accused the government of using the police to campaign for the local elections on 21 June.

STATUSI I PLOTE:

Deputeti socialist i Durrësit, Jurgen Çyrbja dëshmoi sot në gjykatë në favor të bandës së Emiljano Shullazit edhe pse prokuroria e kishte thirrur për të dëshmuar kundër saj. Dëshmia e tij nxorri në shesh fytyrën e vërtetë të shtetit të Edi Ramës si shtet privat në dorën e të fortëve dhe kriminelëve.
Prania e Çyrbes në Kuvend tregon se lufta për largimin e krimit nga politika nuk ka mbaruar. Me ligjin e dekriminalizimit ne ndaluam futjen e vetë kriminelëve në Kuvend, por tani na duhet të largojmë nga politika edhe shërbëtorët e krimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura