Basha: Donika Prela grisi flet-arrestin për Vangjush Dakon

Oct 23, 2018 | 22:30
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, akuzon Donika Prelën, drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, se “është autorja e grisjes së fletarrestit për Vangjush Dakon”.

Bsha twitter

“Kreu i celulës kriminale te Krimet e Rënda Donika Prela është autorja e grisjes së flet-arrestit për Vangjush Dakon. Kamikazja e Edi Ramës po bën gjithçka të prishë hetimin për krimin elektoral të shitblerjes së votave mes Dakos dhe bandave të Durrësit dhe Shijakut”, shkruan Basha nënjë postim në Twitter.

Pas aksionit të policisë që, sipas burimeve zyrtare, çoi në pranga pjesëtarë nga katër grupe kriminale, Basha e quajti Dakon “peshkun e madh”, ndërsa akuzoi Prelën se ka shkatërruar hetimet që implikojnë kryebashkiakun e Durrësit.

“Peshku i madh i kësaj çështje quhet Vangjush Dako, të tjerët janë peshq të vegjël të cilët po serviren si pjesë e përpjekjes së Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Donika Prelës, për të shpëtuar peshkun e madh të kësaj dosje Vangjush Dakon dhe për të shkatërruar provat, hetimet, të cilat çojnë dhe duhet të çojnë në arrestimin një orë e më parë të Vangjush Dakos”, tha Basha në një prononcim për gazetarët një ditë më parë. “Peshqit e vegjël që kanë arrestuar mbrëmë, do të lirohen dhe akuzat do t’u lehtësohen. Është e gjitha pjesë e një përpjekje të Prokurorisë të kapur nga krimi dhe nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafa. Sot ne faktikisht nuk kemi një Prokurori të Krimeve të Rënda, kemi një celulë kriminale e cila i shërben pikërisht këtij plani: që duke i servirur opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtare disa peshq të vegjël të cilëve prapë se prapë do t’i lehtësohen akuzat dhe do të lirohen, siç ka ndodhur në të gjitha rastet e derisotme, të mbyllet hetimi për Vangjush Dakon dhe të paktën katër depuetët të tjerë socialistë, si pjesë e kësaj dosje hetimore”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura