Basha cakton orën, kur do të bëhet protesta dhe ç’do ndodhë më 26 maj

May 19, 2018 | 12:56
SHPËRNDAJE

Nje dite pasi njoftoi protesen kombetare per largimin e ministrit te Brendshem dhe clirimin e vendit nga qeveria e lidhur me krimin, kreu i PD-se, Lulzim Basha ka nisur punen per organizimin e protestes.

basha-deklarate

Paraditen e sotme, ai ka mbledhur kreret e partive ne rrethe per t’i adresuar detyrat dhe porosite konkrete per zhvillimin e protestes.

“News 24” raporton se tashme i sigurt eshte orari i nisjes se protestes, e cila do te mbahet ditën e shtunë më 26 maj dhe do të nisë në orën 11:00.

Nuk ka ende vendim per vendin ku do te mblidhen protestuesit per te protestuar, pasi kjo do te varet nga veprimet e ministrit te Brendshem, Xhafaj.

Thuhet se nese Xhafaj do të japë dorëheqjen, atëherë protesta do të zhvillohet përpara kryeministrisë, ndërsa në rast se Xhafa nuk dorëhiqet, atëherë protesta do të përqendrohet te Ministria e Brendshme.

Mesohet se krahas porosive per protesten, Basha ka diskutuar me demokratët në rrethe edhe zgjedhjet brenda PD.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura