Basha, apel të fortë Ramës: Arresto Tahirin, kapitenin e drogës. Faktet i ke në tavolinë

Oct 17, 2017 | 14:40
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka theksuar sot se Shqipëria ndodhet para shpërthimit të një skandali për krimin e organizuar dhe lidhjet e krimit me qeveritarët e sotëm.

Duke iu referuar arrestimit të djeshem nga Italia, të Moisi Habilaj kreun e një prej bandave më të rrezikshme dhe të fuqishme të trafikut të dorgës, Basha ka përsëritur se ai është kushëri i Saimir Tahirit.

Lul-BashaPas pyetjes se djeshme, pse hesht Rama, Basha sot i ka bere thirrje te forte te arrestoje menjehere Saimir Tahirit dhe te nise gjykimi i tij, pasi faktet dhe te gjitha provat per lidhjet e pakundershtueshme ne trafikun e droges me habilajt i ka ne tavoline.

“Dje pas muajsh dhe vite pune policia italiane arrestoi Moisi Habilaj kreun e një prej bandave më të rrezikshme dhe të fuqishme të trafikut të drogës. Ai njihet si kushëriri i Saimir Tahirit, për katër vite ministri i Brendshëm i vendit, katër vite me radhë PD ka denoncuar mbi 1400 herë lidhjet e Tahirit me narkotrafikun mes bandës Habilaj, mbi kaq herë Rama e ka marrë në mbrojtje Tahirin dhe ka refuzuar të ndërmarrë hapat politikë dhe ligjorë edhe atëherë kur lidhja e Tahirit me Habilat u provua, si ishte rasti i dëshmisë së Dritan Zaganit, kreut të antidrogës në Fier që denoncoi se banda e Habilajve përdorte automjetin personal të Tahirit.

Prej 24 orësh Rama hesht, i kam bërë pyetje cfarë do të thuash tani që Moisi Habilaj ndodhet nën pranga dhe i akuzuar si kreu i një prej bandave kryesore të narkotrafikut.

Partnerët strategjikë i kanë vënë Ramës në dispozicion materiale të pakundërshtueshme që faktojnë lidhjen dhe rolin e Tahirit si MB në trafikun e drogës mes Italisë dhe Shqipërisë.

Cfarë pret Edi Rama, ta arrestojë e ta ekstradojë në mos ta gjykojë këtu Tahirin si një nga kapitenët kryesorë të trafikut të drogës për 4 vitet e kaluara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura