Basha akuza të rënda drejtueses së Prokurorisë së Tiranës: Ikonë e krimit dhe korrupsionit! Kërcitën telefonatat kur…

Apr 8, 2021 | 23:18
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imerajn si ikonë të krimit dhe korrupsionit.

bashassss

Kreu demokrat tha se kur e denoncoi, asnjë media nuk pati guximin për ta mbuluar si lajm, duke shtuar se ky ishte rasti më flagrant pasi ishte vetë përfaqësuesi ndërkombëtar që për 8 orë kërkonte shkarkimin.

Basha tha në Real Story në News 24 se KPK nuk pati guxim ta shkarkonte pasi drejtësia në Shqipëri është e kapur. Kujtojmë se Imeraj u konfirmua në detyrë pak ditë më parë dhe u emërua nga KLP si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës.

Basha: Politika ka futur duart në drejtësi. Unë kam thënës e politika duhet t’i mbaje duart larg drejtësisë. Në qoftë se Reforma në Drejtësi zbatohet sipas parimeve bazë perëndimore shumë shpejt do të kemi gjyqtarë dhe prokurorë me integritet dhe të aftë për të bërë drejtësi që do të thotë drejtësi në raport me fatet e qytetarëve,, me pronat e tyre që do të thotë po kështu fund pandëshkueshmërisë së pushtetarëve të korruptuar të krimit të organizuar që sot bëjnë ligjin në Shqipëri.

Që të ndodhë kjo reforma duhet të zbatohet dhe ti ke një shembull të javës së kaluar më flagrantin ku përfaqësuesi ndërkombëtar për 8 orë me radhë i kërkoi Komisionit të Vettingut skualifikimin e kryeprokurores së Tiranës një ikonë të korrupsionit dhe të krimit dhe komisioni nuk pati guximin dhe asnjë media nuk pati guximin ta mbulonte dhe kur unë e denoncova këtë fakt te një studio e kolegut tuaj kërcitën telefonatat dhe prapë asnjë media nuk e mbulonte dot. Pse? Sepse..

Sokol Balla: Po thuaje këtu..

Lulzim Basha: E thashë more e thashë kryeprokurorja e Tiranës, ikonë e korrupsionit dhe e krimit. Edhe ky është një shqetësim që nuk e kam vetëm unë e kanë dhe partnerët tanë, e kuptojnë dhe ata. Edhe dosjet e porositura nga Edi Rama dhe oligarkët që e mbështesin zonjën në fjalë, kanë shkuar në gjykatë dhe kanë treguar se sa të motivuara politikisht ishin. Po unë i kam thënë publikisht që ky s’është shqetësimi im, sepse ato ishin gjëra të cilat ashiqare bëheshin me urdhra politik.

Fati i saj personal nuk më intereson fare! Zero! Se kush është ajo, e dinë gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Tiranës dhe të Shqipërisë, po as kjo nuk më intereson, zero! Mua më intereson që Reforma në Drejtësi të ecë përpara. Dhe sot nuk ka partner strategjik që nuk e ka kuptuar që ai vendim, i kundërshtuar 8 orë nga përfaqësuesit ndërkombëtar është një goditje e rëndë për besueshmërinë e Reformës në Drejtësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura