Basha akuza Ramës: Propaganda i ka ndezur motorët, shpifje e përbaltje për të mbrojtur pushtetin dhe…

Sep 25, 2018 | 16:34
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, se ka nisur një fushatë propagandistike duke përdorur ata që ai i quan “shërbëtorë e mercenarët”.

Dhe kjo, sipas Bashës, behet në mënyrë që Rama të mbrojë pushtetin si dhe paratë e rij e të klientëve.

Hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet, paralajmëron Basha, ndërsa shton se është në anën e njerëzve.

LULZIM ABSHA

“Propaganda e Ramës i ka ndezur të gjithë motorrët. Shpifje e përbaltje nga shërbëtorët e mercenarët e Rames për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Padronit dhe klientëve të tij. Hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet. Unë jam në anën e njerëzve”, shkruhet në faqen zyrtare në Tëitter të kryeopozitarit.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura