Basha nuk lëshon foltoren, maxhoranca miraton me urgjencë ligjet e rendit të ditës

Jun 21, 2018 | 12:06
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ne nje situate jo normale, teksa kreu i PD-se, Lulzim Basha vazhdon te qendroje ne foltore dhe opozita kembengul nga vendi qe t’i lejohet te vazhdoje te flase, kreu i Kuvendit, Ruci ka kaluar per votim ligjet e percaktuara ne rendin e dites.

Pas propozimit te kreut te grupit te PS-se, Balla, kreu i Kuvendit ka kaluar te votimi i ligjeve ne rendin e dites, te miratuara me urgjence, sigurisht, nga shumica.

Kuvendi u shnderrua sot serish ne nje arene debati, pasi Basha dha lajmin e keq nga Gjermania per ceshtjen e negociatave. Kryetari i PD-se, Basha mori fjalen dhe ne fillim te saj tha se Gjermania ka deklaruar voten e saj kunder, por pas 2 minutash Ruçi i nderpreu fjalen.

Rinis seanca, Ruçi i tregon rregullat

Pas ndërprerjes së parë prej 10 minutash, Kuvendi ka rinisur punimet, ndërkohë që kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk është larguar nga foltorja. Kryeparlamentari ka kërkuar të largohet e të ulet në vend e të mos pengojë punimet dhe rendin e ditës.

“Parlamenti ka rregulla, shtëpia ka tjegulla, ulu poshtë dhe fol kur të të vijë koha. Nuk ka hapje mikrofoni, nuk shkel rregulloren, rregullat i kemi vendosur bashkërisht do i zbatojmë bashkërisht, të bëj thirrje për herë të fundit të ulesh. Sa të mbarojnë tre drejtuesit e institucioneve fjalën e ka kryetari i opozitës”, ka thënë Ruçi.

Pas shumë replikash Ruçi në fund i ka dhënë sërish fjalën Bashës, i cili tha se ai Kuvendi ndërpreu internetin.

Basha akuza Ramës: Po mban të fshehtë lajmin e keq për negociatat. Ruçi: 10 minuta pushim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend, ka thënë se ai dhe Rama kanë marrë lajmin për fatin e negociatave të Shqipërisë.

basha rama ne seance

“Rama është informuar ashtu si edhe unë për një ngjarje me pasoja të tmerrshme për fatin e negociatave dhe integrimin e vendit. Por ka ardhur të fshehë të vërtetën, mbrëmë 24 orë pas samitit dhe takimit Merkel- Makron, kristian demokratët dhe kristiansocialët gjermane dhe partia simotër e PS kanë rakorduar qëndrimin e tyre për negociatat me vendin. Ashtu si Rama e di fare mirë,  lajmi nga ky rakordim është më i keqi që shqiptarët”, ka thënë Basha.

Por pas fjalës së tij për procedurë, Ruçi në përfundim të kohës i ka ndërprerë fjalën, gjë ka sjellë dhe ndërprerjen e seancës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura