Baroni i drogës/ Berisha: “Si ia çorri maskën Europoli Ramës, Tahirit e Çakos”

May 18, 2016 | 7:26
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha në një reagim në rrjetet sociale, teksa i referohet deklaratës së Europol, thotë se kryeministri Rama, ministri Tahiri dhe drejtori i policisë Çako kanë gënjyer shqiptarët në lidhje me përfshirjen e policisë shqiptare në hetimin e përbashkët me DEA amerikane dhe policinë greke për kapjen e grupit të “Escobarit të Ballkanit”.

berisha reagimmm

Berisha shkruan se “Europol u çorri maskën Edi Ramës, Saimir Tahirit dhe Haki Çakos duke faktuar se ata janë padrinot e vërtetë të Klement Balilit dhe vëllezërve Poti”.

STATUSI I BERISHES:

Europol u çjerr masken Edi Ramës, Saimir Tahirit, Haki Çakos për Klemend Balilin!

Te dashur miq, sot Europol u çorri masken Edi Rames, Saje qorrit dhe Haki Çakos duke faktuar se ata jane padrinot e vertet te Klement Balilit dhe vellezerve Poti. Europol me komunikaten e tij hodhi poshte dhe pergenjeshtroi deklaratat e Edvin Shullazit, Saje qorrit dhe Haki Çakos, qe ne gare me njeri tjetrin mashtruan shqiptaret duke deklaruar se policia shqiptare prej kohesh po hetonte se bashku me policine greke dhe DEA amerikane grupin trafikant te Edeskobarit te Ballkanit.

Eurpol sot njoftoi opinionin se ne hetimin e ketij grupi kane bashkepunuar vetem policia greke, DEA amerikane dhe policia italiane pra jo policia shqiptare.

Me kete mashtrim te turpshem e te paskrupullt te Rames, Sajes dhe Hakiut dhe arratisjen me urdher te Rames dhe Sajes te Balilit nga Shqiperia, faktohet katerciperisht se kreret, padrinot e grupit trafikant jane vete Edvin Shullazi dhe Saje qorri! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura