Barnat e rimbursueshme/ Rama: Kemi përditësuar listën, ja medikamenti i shtrenjtë që do të shtohet

Jun 12, 2018 | 17:56
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në përfundim të mbledhjes së qeverisë deklaroi se sot është marrë vendimi për përditësim i listës së barnave të rimbursueshme.

Me tej Rama shtoi se në këtë listë është vendosur dhe një medikament shumë i rëndësishëm dhe i shtrenjtë siç është herceptina.

“Kemi marrë një tjetër vendim, duke përditësuar dhe listën e barnave, për shumë sëmundje të rrezikshme. Ky vendim vjen pak javë pas publikimit të listës së barnave dhe kemi shtuar dhe herceptinën një medikament shumë i rëndësishëm dhe shumë i shtrenjtë”, ishte kjo një pjesë nga fjala e Ramës pas mbledhjes së qeverisë.

rama ne durres

Vendim i plotë

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.101, DATË 4.2.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E PAKETËS SË SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE, NË KUJDESIN SHËNDETËSOR PARËSOR PUBLIK, QË FINANCOHET NGA FONDI I SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 10, të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Në vendimin nr.101, datë 4.2.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon: 1. Shtojca 2, “Barna dhe materiale konsumi në QSH”, bashkëlidhur vendimit, zëvendësohet me shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Kudo në tekstin e vendimit, fjalët “Ministria/së e/së Shëndetësisë”, zëvendësohen me “ministria/së përgjegjëse për shëndetësinë”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura