Baristit shqiptar i shkojnë për kontroll në shtëpi, policia befasohet nga ato që gjen

Feb 13, 2018 | 12:01
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka vene ne pranga nje shqiptar te cilit i jane gjetur mbi 17 kg drogë dhe një arsenal armësh në banesën e tij.

Policia italiane
Policia italiane

20 vjeçari jetonte në komunën Barlassina në provincën e Milanos dhe punonte si barist në një nga lokalet e Milanos/ Brianza.

Por njekohesisht me punen si barist, ai shiste edhe drogë e armë.

Pervec kokainës dhe heroinës, policia gjeti dy mitralozë, një pistoletë gjysëm automatike, një revolver dhe municion për të gjitha armët.

20 vjecari, emri i te cilit nuk dihet, u arrestua edhe me dy bashkëpunëtorë të tij po shqiptarë me akuzën e trafikut të drogës dhe armëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura