Bardhi reagon pas vendimit të KAS: U mohoi shqiptarëve transparencën për masakrën zgjedhore! Tre anëtarët e PS-së refuzuan të…

May 12, 2021 | 18:28
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi të mërkurën deklaroi se Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ u mohoi shqiptarëve transparencën për masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Gazmend Bardhi

Për Bardhin, të tre anëtarët e zgjedhur nga Partia Socialiste refuzuan në mënyrë të paligjshme, pa asnjë argument të marrin nga institucionet shtetërore provat që faktojnë se PS përdori burimet shtetërore dhe kriminale për deformimin e vullnetit të zgjedhësve.

Duke refuzuar të marrë dhe administrojë informacionin zyrtar për punësimet masive të paligjshme, përdorimin e personave me rekorde kriminale për blerjen e votave, dhënien e paligjshme të lejeve të legalizimit apo favoreve të tjera shtetërore në këmbim të votave, KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve”, tha ai.

Sipas tij, ky është një akt i përsëritur, kur shërbëtorët e Ramës u heqin shqiptarëve të drejtën për një proces të ndershëm zgjedhor.

Me vendimin për fletën e ndërlikuar të votimit, për shkak të të cilit vota e 83 mijë qytetarëve u bë e pavlefshme, KAS faktohet si bashkëautor i masakrës elektorale të 25 Prillit”, u shpreh Bardhi.

Sipas tij, Edi Rama mund ta pengojë tani, por nuk ka forcë ta ndalojë transparencën për masakrën zgjedhore.

Transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në KAS”, deklaroi Bardhi.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura