Bardhi përplaset me Spiropalin: Ky kuvend ka pasur madam 5 mln euro, në garë je ti me Xhaçkën pasi ka 5.5 mln euro! Ministrja: Ti je si hije e PD, jeni të humbur

Jun 23, 2022 | 11:30
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përplasur në Kuvend me ministren Elisa Spiropali.

Bardhi i ka sjellë në vëmendje Spiropalit akuzën për 5 mln euro, teksa shton se ajo është në garë me ministren Xhaçka, zonja 5.5 mln euro.

“Mu drejtua në mënyrë të pahijshme, kam të drejtën e replikës. Të dëgjova më dëgjo, më the që më ke ndjekur në Tv. Më shpalle në garë me një prej kolegëve. Tek të dëgjoja, mu kujtua një fjalim që ke mbajtur ti kur kërkohej Komisuioni Hetimor  për inceneratorët. Shpalle investitor strategjik KLodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan. I shpallët shenjtorë që do shpëtonin Shipërinë nga plehrat. Sot janë në kërkim dhe janë kriminel ordiner që kërkon nga drejrtësia. Sa për garë ky Kuvend ka madam 5 mln euro, sot ka madam 5.5 mln euro. Sot në garë se ti dhe Xhaçka.

Në përgjigjen e saj, ministrja Spiropali thotë se përsa I përket deputetëve të opozitës, nuk kanë garë pasi ata janë të humbur.

“Stë përmendin më as në PD, je si hije”- Me fgarë pa garë, ju jeni të humbur, ka është puna juaj, se jnei në garë me njëri tjetrin i bën për të qeshur të gjithë se për të qarë i bëtë kur ishit në qeveri” – tha Spiropali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura