“Bardh Spahia të më kërkojë falje”- ish-kreu i njësisë së Dajçit reagon pas shkarkimit: Mori urdhra nga padroni hakmarrës

Apr 14, 2022 | 22:02
SHPËRNDAJE

Gjovalin Darragjati ka reaguar pas shkarkimit me urdhër të kryebashkiakut të Shkodrës Bardh Spahia ditën e sotme nga posti i kreut të njësisë Administrative të Dajçit.

278196298_149537647563157_5442368015791529556_n

Ai shprehet se është njoftuar me një shkresë të përcjellë dorazi dhe pa asnjë thirrje paraprake për lirimin nga detyra.

Darragjati thekson se askush nuk ka të drejtë të hartojë kërkesa të tilla ndërsa i bën thirrje Spahisë që t’i kërkojë falje për gjuhën e përdorur.

“Uroj të reflektosh, jo duke tërhequr vendimin për mua, por duke tërhequr provën shkresore të arrogancës dhe shantazhimit të paragjykuar, që përshkon fund e majë përmbajtjen e saj.

Këshillë e fundit prej meje: bëju burrë dhe takoji njerezit kur ke për t’i dhënë kumte të tilla kaq të pabukura, të detyruara nga padroni hakmarrës”, shkruan ndër të tjera.

Reagimi i plotë

Sot, me daten 14 prill 2022, permes nje shkrese te percjellur dorazi dhe pa asnje thirrje paraprake per komunikim administrativ,jam njoftuar per lirim nga detyra prej Kryetarit te Bashkise te ardhun nga Tirana, zoti Bardh Spahija.

Shkresa jo vetem nuk permban ndonje motiv dhe arsyetim, sikurse e kerkon kodi i punes, por ka nje ton te perseritur dy here, kercenues ndaj nje punonjesi te administrates se bashkise Shkoder ne Republiken e Shqiperise, qytetari te Shkodres dhe aktivisti shoqeror.

Kercenimi, shantazhi, gjuha paralajmeruese, kur nuk ekziston asnje rrethane refuzimi, asnje sinjal kundershtie nga ana ime, ne nje vend qe ka kushtetute, ligje, per mbrojtjen e te drejtave individuale dhe te drejtave te punes, perben veper penale.

Askush nuk ka te drejte te hartoje kerkesa te tilla, me kete gjuhe te rende urrejtjeje te paragjykuar politikisht, aq me pak nje kryetar rishtar i Bashkise se kryeqendres se Veriut, i katapultuar, nga shtabi i urdherimit te djegies se shkollave- qendra votimi, nga nje njeri qe vertitej rrugeve, ne kandidat per Bashkine Shkoder, pa kaluar ma pare ne rrjeten e pastrimit te mekateve te shkuara para ligjit.

Ngjan sikur jena ne kohen kur sekretari i pare i Komitetit te Partise, leshonte urdhera pushimesh per armiqte e vendosur ne shenjester dhe nuk i therriste ata aspak per te kryer detyrimin e lajmerimit.

Ne fakt, shkresa perben prove se kemi te bejme me nje drejtues institucioni, me mangesi gjuhesore, juridike, etike, pervecse nje i ngarkuar me pune spastruese, prej eproreve te tij te padukshem “NE TE DY”, qe ngutet, calon formalisht, coroditet thelbesisht ne sjelljen e tij administrative, dhe ne fund, shfryn ne pastrime.

Une e kuptoj varferine dhe mjerimin e formulimit qe ka derdhur mbi leter autori, mbasi e di krejt mire prej kohesh, deri ku ka mberritur dhe ndricuar dija e tij nder vitet shkollore ne Shkoder. Por, problemi eshte, se publiku ende nuk e di dhe vazhdon me prite, qe kryebashkiaku i ri te beje transparencen e plote sipas kohes, te shkollimit te tij, ne menyre qe te sigurohet qe Bashkia eshte ne duar te drejta dhe pa shtremberuara nga pikepamja e edukimit.

I bej thirrje kryetarit te Bashkise zotit Bardh Spahiu, te me kerkoje falje per gjuhen e padenje te perdorur, ta terheqe shkresen e pare dhe te riformuloje denjesisht nje shkrese te dyte te bazuar ne te gjitha pikat ne ligj, dhe te respektoje ne cdo fjale, etiken qe duhet te kete nje urdher i dalur nga zyra me e vjeter bashkiake e Shqiperise.

Po nuk ndodhi kjo kerkese faljeje, terheqje dhe riformulim etik, shkresen e mesiperme do ta dergoj ne te gjitha institucionet qe merren me monitorimin e ligjshmerise se sjelljes dhe veprimeve te organeve te zgjedhura ndaj shtetasve.

Ne fund, dy fjale si qytetari, qytetarit: e ke filluar se mbrapthi punen i nderuar, ju dhe kushdo, individ apo grup- individesh, qe ju perdor juve si veprues fundor te planeve te ndertuara jashte zyrave te shtetit shqiptar dhe perkunder parimeve te qeverisjes se mire. Me urrejtje, hakmarrje, ndasira dhe qoka, nuk ke per te shkuar askund, as deri ne fund te vitit shtese te mandatit tuaj kolektiv.

Uroj te reflektosh, jo duke terhequr vendimin per mua, por duke terhequr proven shkresore te arrogances dhe shantazhimit te paragjykuar, qe pershkon fund e maje permbajtjen e saj. Keshille e fundit prej meje: beju burre dhe takoji njerezit kur ke per t’i dhene kumte te tilla kaq te pabukura, te detyruara nga padroni hakmarres.

Falenderimim per te gjithe banoret e Dajçit per qendresen, vyrtytet dhe perkushtimin e pashoq per PD dhe vlerat demokratike qe kemi luftuar te gjithe bashke qe ne fillimet e demokracise!.

Rrofte Partia Demokratike

Rrofte Shqiperia

Me mirenjohje!.

GJOVALIN DARRAGJATI

3beb241b-bb40-4e20-b017-d63edc3064d6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura