Bardh Spahia firmos vendimet e para në postin e kryebashkiakut të Shkodrës, lirohen nga detyra dy krerët e njësive të Postribës dhe Dajçit

Apr 14, 2022 | 19:59
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ka firmosur vendimet e para pas marrjes së detyrës, pasi u shpall fitues në vendoret e 6 Marsit, në siglën e Komisionit të Rithemelimit.

-800-0-622498f878afc

Panorama.al ka siguruar dokumentin, ku Altin Shabaj është liruar nga detyra si Administrator i Njësisë Administrative Postribë.

Ndërkohë është liruar nga detyra edhe kreu i Njësisë Administrative të Dajçit Gjovalin Darragjati.

Të dy këta funksionarë, në zgjedhjet e 6 Marsit dolën hapur në mbështetje të kandidatit tjetër demokrat që kandidoi në siglën e Partisë Demokratike, Xhemal Bushati.

vendimi 5

vendimi6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura