Barcelona kërkon ta shesë përfundimisht, dy klube angleze gati të “rrëmbejnë” Kutinjon

Feb 9, 2020 | 19:31
SHPËRNDAJE

Kartoni i Filipe Kutinjos i përket Barcelonës, por braziliani momentalisht luan si i huazuar te Bajerni i Mynihut.

kutinjoo

27-vjeçari nuk po bind stafin teknik te bavarezëve, që po mendon të mos e blejë përfundimisht kartonin e lojtarit brazilian. Edhe pse këtë sezon ai ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 8 asist, vlera e tij nuk e justifikon atë që po jep në fushën e lojës, sipas drejtuesve.

Kështu siç raporton “Daily Express”, Liverpuli dhe Mançester Junajtid janë shumë të interesuar për kartonin e lojtarit brazilian.

Liverpuli po mendon të rikthejë mesfushorin  e avancuar në “Anfield”, teksa Junajtid beson tek aftësitë e tij. Tashmë mbetet për t’u parë e ardhmja e Kutinjos, i cili pas është larguar nga Liverpuli nuk po shkëlqen më si më parë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura