Barcelona kalon dhe Valencian, tashmë shumë afër trofeut të Kupës “Del Rey” e pret Sevija në finale

Feb 8, 2018 | 23:56
SHPËRNDAJE

Barcelona është kualifikuar në finale të Kupës “Del Rey”. Katalanasit fituan me rezultatin 2 me 0 kundër Valencias në “Mestalla”. Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Philipe Coutinho në minutën e 49’të,goli i parë me fanellën e Barcelonë, kurse të dytin, Ivan Rakitic në minutën e 82’të. Me rezultatin e përgjithshëm 3-0, Barça shkon në finale ku do të përballet me Sevillan.

barcaaa_1518128952-1979213

 

Në këtë ndeshje debutoi mbrojtësi brazilian i transferuar gjatë merkatos së janarit, Yerry Mina. Ai u aktivizua në lojë në minutën e 83’të në vend të Piques.


Burimi: http://www.balkanweb.com/site/video-barcelona-ne-finalen-e-kupes-coutinho-shenon-golin-e-pare-me-katalanasit/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura