Barcelona e Mesit fundos Atletiko Bilbaon, i shënon 6 gola

Jan 17, 2016 | 22:45
SHPËRNDAJE

Barcelona ka shënuar fitore të thellë 6-0 ndaj Atletiko Bilbaos në “Kamp Nou”. Katalanasit kanë bombarduar portën e miqve 6 herë duke mos i lënë asnjë hapësirë kundërsulmi.

3044580C00000578-0-image-a-24_1453062412104

Atletiko e nis që në minutën e 5′ me një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të Morenos. Dy minuta më pas Mesi kthen 11-metërshin në gol, i ndjekur nga Nejmar, i cili realizon në minutën e 31′ golin e dytë për skuadrën.

Në fraksionin e dytë shpërthen Suarez. Sulmuesi uruguaian shënon një tripletë fantastike, ku së bashku me golin e Rakitiç 6-fishojnë shifrat.

Me këtë fitore djemtë e Enrikes pozicionohen në vendin e dytë me 45 pikë, dy më shumë se Reali i vendit të tretë, dhe dy më pak se kryesuesi Atletiko Madrid.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura