Barcelona bën gati rinovimin rekord me Lionel Mesin

Jul 17, 2016 | 17:35
SHPËRNDAJE

Drejtuesit e Barcelonës janë gati të blindojnë Lionel Mesin me një kontratë të re afatgjatë. Ylli argjentinas është me pushime, por kur t’i mbarojë ato, do të kthehet në klub për të hedhur firmën në marrëveshjen re e cila do të zgjatë deri në vitin 2021.

CnipPwEUEAAI1t4

Sipas informacioneve të gazetës sportive “Mundo Deportivo”, drejtuesit e Barcelonës janë takuar me babain e futbollistit dhe kanë rënë dakord që të zgjatin kontratën aktuale e cila përfundonte në qershorin e vitit 2018.

Messi-4

Nuk janë bërë të ditura shifrat e marrëveshjes, por përflitet se rroga e tij do të jetë një rekord absolut, plot 36 milionë euro në vit, një shifër thuajse e pabesueshme e cila do të sigurohet falë përfitimeve nga e drejta e imazhit.

messi_2249151a

Duke e blinduar Mesin derisa të mbushe 33 vjeç, Barcelona ka siguruar që argjentinasi të vazhdojë të shprehë talentin e tij te kjo skuadër për një kohë të gjatë, para se të kthehet për të mbyllur karrierën në Argjentinë, siç ka deklaruar ai vazhdimisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura