Barça zyrtarizoi mbrojtësin me klauzolë 100 milionë euro, ja 12 sekretet e kolumbianit

Jan 12, 2018 | 19:10
SHPËRNDAJE

arcelona, pas transferimit të Filipe Kutinjos, bën edhe goditjen e dytë në merkaton e janarit, duke zyrtarizuar Jerri Minan, qendërmbrojtësi kolumbian i Palmeirasit. Ai vjen në “Camp Nou” për shifrën e 11.8 milionë eurove dhe do të firmosë një kontratë 5.5-vjeçare, e cila do të ketë klauzolë 100 milionë euro. Mina do të zërë vendin e lënë bosh nga Havier Maskerano.

I lindur më 23 shtator 1994, Mina është 1.95 metra i gjatë dhe në 49 ndeshje me Palmeirasin ka shënuar 9 gola. Mina është kolumbiani i dytë që vesh fanellën blaugrana, 53 vite pasi Lauro Moskuera luajti për Barçën. Por cilat janë disa nga sekretet që duhet të dimë për lojtarin më të ri të katalanasve?

Mina

1 – Ai ka një këmbë shumë të gjerë, kështu që “Adidas” i ka përgatitur këpucë speciale pa lidhëse.

2 – Ai feston kur shënon duke kërcyer një valle të quajtur “Salsa choque”.

3 – Mina i mban shpesh pantallonat të ulura, për shkak të dashurisë së tij për repin dhe kulturën e hip-hopit.

4 – Pavarësisht se tashmë kolumbiani është një profesionist i elitës, ai përfaqësohet ende ligjërisht nga xhaxhai i tij Jair.

5 – Ai dhe Pablo Armero janë dy personazhet më argëtues në dhomat e zhveshjes së kombëtares kolumbiane.

6 – Dëmtimi i tij i fundit (një frakturë në kockën e pestë metatarsal) ndodhi kur luante pikërisht kundër Barcelonës… por jo skuadrës së tij, por Barcelonës së Ekuadorit.

7 – Është shpallur mbrojtësi më i mirë në kampionatin brazilian në vitin 2016 dhe 2017.

jerri mina

8 – Ai u transferua te Santa Fe si mesfushor shkatërrues, por atje u bë një qendërmbrojtës, duke shkëlqyer në rolin e ri dhe mos e ndryshuar më kurrë. Në fakt, karrierën e nisi si portier, një traditë në familje.

9 – Mina debutoi me kombëtaren në një ndeshje zyrtare më 6 tetor 2016 dhe e shënoi golin e tij të parë më 11 tetor në barazimin 2-2 kundër Uruguait.

10 – Ai është kolumbiani i dytë që do të veshë fanellën e Barçës, por zyrtarisht është i pari. Sepse Lauro Moskuera luajti vetëm në një miqësore kundër Sadabejit më 24 qershor 1964 dhe nuk qëndroi në klub.

11 – Qendërmbrojtësi është 1.95 m dhe bëhet kështu lojtari më i gjatë i Barçës, duke lënë pas Pikenë (1.94m), Serxhon (1.89m) dhe Andre Gomeshin (1.88m).

12 – Ai ka nisur një projekt bamirësie në fund të vitit 2016 në Guaçene, 30 km nga Kali, me të cilin ndihmon 2000 njerëz në nevojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura