VIDEO/ Juventusi mposht Sitin, Real e PSG fitore me goleada. Ngec Junajtid

Nov 25, 2015 | 22:44
SHPËRNDAJE

Janë luajtur të mërkurën në mbrëmje sfidat e javës së 5-të të Ligës së Kampionëve për grupet A, B, C dhe D.MandzukicKampionët e Italisë, Juventusi arriti që të mposhte sërish Mançester Sitin, por kësaj radhe në shtëpi. Gjithashtu, fitore kanë arritur edhe Reali me dhe PSG-ja me goleada.

Manxhukiç i siguron kualifikimin Juventusit

Juventusi po tregon edhe një herë formën e tij më të mirë në Ligën e Kampionëve. Skuadra italiane mposhti sërish sot rivalët anglezë të Mançester Sitit, me rezultatin minimal 1-0.

Goli i vetëm u shënua nga sulmuesi kroat, Mario Manxhukiç, që shënoi në pjesën e parë të takimit. Me këtë fitoreje, italianët sigurojnë kualifikimin për më tej.

Reali harron disfatën me Barçën, fitore 7+ me Shaktharin

Reali i Madridit ka lënë pas disfatën në “El Clasico” ndaj Barcelonës në fundjavë, pasi ka mposhtur 3-4 në transfertë Shakhtarin e Donjetskut.

Ishte një ndeshje me shumë gola dhe me mjaft emocione. Serinë e golave e hapi Ronaldo që në pjesën e parë.

Më pas ishin Modriç dhe Karvahal që trefishuan përpara se Ronaldo të plotësonte dopietën. Por edhe pse në dizavantazh 4-0, ukrainasit nuk u dorëzuan. Ata shënuan tre gola me anë të Tekseirës, që shënoi dy herë dhe Dentinjos.

PSG me 5 yje ndaj Malmos

Fitore të thellë ka arritur edhe skuadra e PSG-së, ndaj Malmos në transfertë, duke siguruar kualifikimin. Di Maria ishte deciziv me dopietën e tij.

Tre golat e tjerë për skuadrën nga Parisi u shënuan nga mesfushori Rabiot, Lukas dhe sulmuesi Ibrahimoviç.

Junajtid ndalet nga PSV-ja

Mançester Junajtid ka bërë një tjetër hap fals në Ligën e Kampionëve, teksa ka regjistruar një barazim me holandezët e PSV-së.

Edhe pse anglezët dominuan lojën, ata nuk arritën që për asnjë moment të gjenin rrugën e golit.

-Ndeshjet e së martës: Barça shkatërron Romën, Bajern dhe Çelsi fitojnë me goleada-

Jën luajtur të martën në mbrëmje 8 sfida nga java e pestë e Ligës së Kampionëve për grupet E, F, G dhe H.

Mesi-SotBarcelona shkatërroi Romën me rezultatin 6-1 duke siguruar kualifikimin për më tej dhe duke rrezikuar italianët.

Fitore me shumë gola arriti edhe Bajerni, që mposhti Olimpiakosin me rezultatin 4-0. Po kështu, fituan edhe Çelsi me Arsenalin.

Barcelona shkërrmoq Romën, Mesi rikthehet me dopietë

Bacelona ka mposhtur sot Romën me rezultatin 6-1 duke siguruar kështu kualifikimin për më tej dhe duke vazhduar formën e mirë që tregoi në “El Clasico” kur mposhti Realin 4-0.

Lajmi i mirë është se u rikthye edhe Lionel Mesi, i cili shënoi dy gola. Dopietë shënoi edhe sulmuesi uruguaian, Luis Suarez. Dy golat e tjerë për Barcelonën u shënuan nga Korrea dhe Pike.  Për Romën, golin e vetëm e shënoi Zheko në minutën e fundit të takimit.

Bajerni mposht Olimpiakosin, Badshtuber skuqet

Fitore me shumë gola ka arritur edhe Bajerni i Mynihut që mposhti lehtë grekët e Olimpiakosit në “Allianz Arena”. Bavarezët hapën e serinë e golave që në pjesën e parë duke shënuar tre të tillë.

Kosta, Levandovski dhe Myler shënuan në pjesën e parë.Në të dytën, ishte talenti Koman që shënoi golin e katërt.

Pas këtij goli, Badshtuber u ndëshkua me kartonin e kuq dhe Bajerni luajti me një lojtar më pak.

Arsenali i afrohet kualifikimit, tris me Dinamon e Zagrebit

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe skuadra angleze e Arsenalit, që mposhti në shtëpi Dinamon e Zagrebit me rezultatin 3-0.

Djemtë e Vengerit shënuan që në pjesën e parë dy gola, më anë të Ozil dhe Aleksis Sançez. Në të dytën, ishte kiliani që shënoi edhe golin që vulosi rezultatin.

Çelsi i Murinjos kalon Makabin dhe kualifikohet

Edhe “Blutë” e Londrë skanë ndjekur hapin e gjigantëve këtë mbrëmje teksa kanë mposhtur 4-0 në transfertë Makabin e Tel-Avivit.

Kahill shënoi në pjesën e parë të takimit, ndërsa në të dytën ishin Uillian, Oskar dhe i riu Baba që vulosën gjithçka, duke siguruar kualifikimin për djemtë e Murinjos.

RENDITJE

Renditje-CHL

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura