Barbana Dini bën dedikimin rrëqethës për Ergin në ditën e tij të lindjes

Oct 15, 2018 | 11:45
SHPËRNDAJE

Dy vite më parë, këngëtari i dashur për publikun shqiptar Ergi Dini humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Vdekja e tij tronditi të gjithë opinionin publik.

ergi-barbana-768x576

Ndërkohë motra e Ergit, këngëtarja Barbana Dini e kujton shpeshherë vëllain saj, teksa i bën dedikime prekëse në rrjetet sociale.

Ajo sot ka prekur zemrat e të gjithëve me një urim ditëlindjeje për të vëllain e ndjerë, i cili sot do të mbushte plot 24 vjeç.

ergi

“Çdo vit mezi prisja oren 00.00 te kesaj nate per te uruar ditelindjen!Sot eshte ditelindja jote e 24!Po behen 2 vite qe pres te “zgjohem”nga ky makth i tmerrshem.Ishe gjeja me e bukur qe me ndodhi ne kete jete por edhe dhimbja me e madhe…nuk u ngopem me ty!Ke qene je dhe do te mbetesh dashuria ime me e madhe,pika ime e dobet!Nuk do mundem kurre ta pranoj humbjen tende Ergi.”- ka shkruar këngëtarja në foton e Ergit.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura