Barazimi i Spanjës ndaj “pancerave”, Luis Enrike: E patëm pak frikë Gjermaninë!

Nov 28, 2022 | 12:52
SHPËRNDAJE

Trajneri i Spanjës, Luis Enrike, ka komentuar barazimin ndaj Gjermanisë që e vendos skuadrën e tij në pozita komode në grup. Këtë e ka theksuar edhe vetë ai pas ndeshjes.

LUIS ENRIKE 1

“Kur ta shoh më i qetë ndeshjen do të më pëlqejë më shumë se tani. Nëse do të më kishin thënë se pas dy takimeve të para do të ishim në krye dhe me fatin në dorën tonë do të kisha firmosur menjëherë”, ka thënë Enrike.

Më pas ai ka analizuar më teknikisht ndeshjen.

“Kam parë një pjesë të parë që e kemi dominuar. Por na mungoi pak besimi se mund t’i bënim dëme Gjermanisë. Ata nuk na kanë rrezikuar asnjëherë. Pjesa e dytë ka qenë më ndryshe.

Në fund Gjermania ka hedhur gjithçka në fushë dhe për fat të keq jemi ndëshkuar. Mendoj se kemi gabuar vetë në golin e tyre. Duhet ta kishim larguar më mirë topin nga zona jonë, por bëmë një gabim që rrallëherë e bëjmë. Në futboll ka dhe gabime…

Tani rëndësi ka që jemi në vend të parë. Mendoni se çfarë mund të thonë të tjerët nëse do të ishim në pozitën tonë! Ne shkojmë besimplotë në ndeshjen e fundit.

Shkojmë të fitojmë dhe ta mbyllim në vendin e parë në grup”, tha Enrike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura