Banorja e re e Big Brother hidhet në sulm, Milena puthje të nxehta me Fabianin

Apr 28, 2015 | 10:55
SHPËRNDAJE

Çifti i radhës në këtë edicion të tetë të Big Brother është Fabiani dhe Milena. Banorja më e re në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nuk ka humbur fare kohë për t’u hedhur në krahët e Fabianit. Ai dhe Milena që në natën e parë janë afruar dhe kanë qëndruar gjatë gjithë kohës bashkë. Ai i kërkoi që të flenë në një shtrat dhe vajza nuk ia bëri fjalën në dysh.

Nata e sotme dukej shumë e afërt për ata të dy. Pas lojës “Mafia war” dhe bisedave të gjata me Albën dhe Diedoni për ishte të dashurit e tyre duket se i afroi më shumë Milenën dhe Fabianin. Ata janë shumë pranë njëri-tjetri dhe nuk mund ti rezistojmë dëshirës për të qenë bashkë. Fabiani afrohet që ti jap puthjen e parë ndërsa Milena nuk e pranon si fillim. Por tentativat e saj për t’iu larguar kësaj puthje ishin të kota.

Fabiani tashmë e ka në krahët e tij banoren më të re në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ata shkëmbejnë përkëdhelje, ledhatime dhe puthje të nxehta. Pjesa tjetër e banorëve janë në gjumë ndërsa çifti më i ri në shtëpi po shijojnë njëri-tjetrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura