Banori: Na panë sytë tmerr, por kur u kthyem në shtëpi pas përmbytjeve…

Dec 7, 2017 | 12:16
SHPËRNDAJE

MAJLINDA RAMA/ Pasojat e përmbytjes në fshatin Ferras të Fierit janë të rënda. Banorët që kanë pasur shtëpitë një katërshe, kanë humbur thuajse çdo gjë.

Uji ka shkatërruar të gjitha pajisjet elektronike, mobiliet, por edhe dyshekët, jorganë e gjithçka tjetër. Gjendja duket si pas lufte, ndërsa banorët, prej dy ditësh, përpiqen të thajnë ato çka mund të shpëtojnë. U bënë disa vite radhazi që përmbyten, e siç shprehen, nuk kanë marrë asnjë lekë dëmshpërblim.

fier, banorja duke treguar demetjpg

Të paktën të marrin diçka këtë vit. Kështu shpresojnë ata, teksa bëjnë thirrje te grupet e vlerësimit (që ende nuk iu kanë shkuar në shtëpi të shohin dëmet), që së paku të jenë të drejtë me ta. Zani dhe Dallëndyshe Arapi janë një çift nga ky fshat që shprehen se çdo vit kanë kaluar nëpër të njëjtën gjendje. Dje, ata pastronin llumin e baltën e mbetur pas tërheqjes së ujit.

Sot po pastroni mbetjet e baltës dhe llumit? Çfarë dëmesh keni?

Kemi dy net që po pastrojmë me zorrën e ujit me presion të gjithë shtëpinë, muret, mobiliet, çdo gjë që mbuloi uji e lluca. Siç e shikoni, uji ka arritur rreth 1 metër nëpër banesa dhe na solli dëme që nuk llogariten.

Ishin vërshime më të mëdha se vitet e tjera?

fier, demet

Sivjet ishte hata e madhe. Po të mos ndërhynte ushtria, kjo zonë do të shuhej fare se uji vinte njëherësh me fuqi. S’di ta shpjegoj se ç’na panë sytë.

Ju u evakuuat nga shtëpia?

Neve na panë sytë tmerr. Kemi vajzën 35-vjeçe të sëmurë, në shtëpi. Presioni nga emergjencat na shtohej se ata thoshin po nuk dolët, do t’ju marrim me forcë. Vajza s’e kuptonte dot këtë, u tremb. Në krahë e kanë ngritur fqinjët, që e nisëm në sekondat e fundit. Këtu nuk mund të qëndrohej. Ikëm të gjithë. U kthyem vetëm kur na lajmëruan se rreziku kishte ikur.

Kur u kthyet, si e gjetët shtëpinë?

Ishte bërë si pas lufte. Uji nëpër dhoma. Ne nuk dinim nga ta fillonim punën. Dollapët e rrobave mbushur me ujë e llum, krevatet mbuluar, shtresat, që i kishim ngritur lart, ishin mbuluar me ujë dhe të gjitha, lavatriçe, frigorifer, televizor, soba e tavolina, kolltukë e karrige, ishin bërë për qamet.

24740581_10214912751678086_2073537123_n

I keni larë dhe nxjerrë të thahen?

Po. Kemi larë e i kemi hapur të thahen. Po ju mendoni se lahen e thahen mobiliet sa herë duam ne? Ato janë dëmtuar, janë shkatërruar. Uji i ka hapur, mbajnë erë. Edhe elektroniket nuk bëjnë më. Ka hyrë uji kudo. Ne s’kemi asnjë mundësi që ta përballojmë vetë këtë fatkeqësi.

Këtë javë do bëhen vlerësimet e dëmeve, çfarë kishit për të thënë për komisionet?

Kam për të thënë që të jenë korrektë me vlerësimin e dëmeve se është gjynah. Ca i shohin ata e ca të mos i shohin, nuk ka kuptim. Këtë kërkoj, që të jenë transparentë dhe të vendosin pikën mbi “i”, pa ua ngrënë hakun hallexhinjve se në këto raste bëhen abuzime, prandaj u kërkoj ndershmëri.

24946503_10214912751638085_1059015354_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura