Banorët emocionojnë Halim Kosovën: Edhe po të dalë ndonjë kokërr loti s’është keq…më sillni shami tani

May 26, 2015 | 20:22
SHPËRNDAJE

Kandidati i Partisë Demokratike Halim Kosova ka takuar sot banorët në rrugën ” Riza Cerova”. Ka qenë emocionues takimi i doktor Kosovës me banorët e Njësisë Bashkiake numër 8 pasditen e kësaj të marte, aq sa ka kërkuar edhe shami për të fshirë lotët.

 Teksa dëgjonte vlerësimet e banorëve për të, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës ka premtuar mbështetje për tiransit e vjetër, por pa harruar edhe banorët e tjerë, “për atë që ju keni bërë për të ardhurit në Tiranë”.

“se kur ndihem keq ulem …edhe sikur të dali ndonjë kokërr loti s’është keq….”,- tha Kosova teksa mori fjalën pas një zonje.

‘Më vjen shumë keq që edhe në vende ku sebepi për ti vënë emrin lagje muze, shpia e partisë të mos ekzistojë më dhe tiransit duhet të jetojnë në një mizeralitet…e kanë marrë shpi me qera, e si lejnë se gjoja kjo ka emrin lagje muze…Ndoshta ka ardhur koha që t’ua shpërblej për të gjithë të mirat që ju i keni bërë të tjerëve.. Asnjë projekt i bashkisë, s’do cënojë interesat e kërrkujt nga ju, por edhe banorëve të tjerë, asnjë e mire s’do vijë duke përdhosur pronën tuaj…..për atë që ju keni bërë brez pas brezi për të ardhurit në Tiranë”,- u shpreh Halimi.

Ndërsa u ka kërkuar banorëve të mos e emocionojnë me vlerësimet, se përndryshe do t’i duhej shami për lotët.

“Po mbyllini, o më bini shami tashi (qesh)’.

Ai më herët tha që: “Unë s’vij këtu të kërkoj votat tuaja se shefi im ka bërë ndonjë vezë të madhe, jo mor jo…s’vij këtu për të marrë privilegje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura