‘Bankers’ u jep 1 mijë lekë për frymë në ditë, banorët e Marinzës në protestë: Të shpërngulemi, këtu s’jetohet më

Apr 24, 2015 | 16:42
SHPËRNDAJE

Banorët në zonën naftëmbajtëse në Marinzë të Fierit i janë rikthyer sërish protestave ditën e sotme për kushtet e vështira të jetesës të krijuara si pasojë e shpërthimeve të puseve të naftës pak javë më parë.

Rreth 150 banorë të fshatit, mes tyre gra dhe fëmijë, kanë protestuar për shkak se kanë mbetur të pakënaqur nga mënyra se si po punohet me procesine vlerësimit të dëmeve. Me pretendimin se në lagjen “Naftëtari” të këtij fshati nuk janë vlerësuar dëmet në bujqësi e blegtori të shkaktuara nga shpërthimi i 1 prillit, kanë bllokuar rrugën automobilistike hyrëse nëpërmjet së cilës kalojnë automjetet e kompanisë kanadeze Bankers.

Shperthimet ne Marinze

Ata pretendojnë se shpërthimet e fontanave të gazit kanë shkaktuar dëme edhe në lagjen e tyre e kërkojnë të trajtohen me ndihmë financiare në njëjtën mënyrë si banorët e shtëpive që ndodhen pranë puseve të naftës ku shpërtheu fontana.

Ky reagim ka ardhur pasi nga kompania bankers është vendosur që familjeve të prekura tu caktohet një fond emergjencë e cila u jepet për cdo ditë banorëve. Nga ky fond mësohet se cdo banor merr një ndihmë emergjence prej 1 mijë lekësh të reja në ditë.

Pë protestën e sotme, banorët e lagjes “Naftëtaëri” kanë kërkuar të marrin të njëjtën ndihmë dhe t’u vlerësohen dëmet në tokat bujqësore. Kjo, pasi sipas tyre, shpërthimet e fontanave të gazit veç dëmtimit të tokave bujqësore ka ndotur edhe ujin e pijshëm dhe ajrin duke u sjellë pasoja për shëndetin e tyre e te blegtorisë.

Ata zgjodhën vendpeshimin e makinave të tonazhit të rëndë të kompanisë “Banker’s Petroleum” që transportojnë naftën bruto për të zhvilluar protestën me qëllim që të penogin aktivitetine kompanisë.

Të njëjtët banorë protestuan edhe mbrëmjen e të enjtes para zyrave të informacionit të kompanisë kanadeze ku pretenduan se vlerësimi i dëmeve nuk ka qenë i saktë pasi ata janë shmangur nga dëmshpërblimi.

150 familje në Marinzë kërkojnë shpërnguljen, pais sipas tyre në zonë nuk “mund të jetohet më”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura