Banorët e Blinishtit: Shtëpia e martirit At Daniel Dajani po rrënohet

May 2, 2016 | 14:06
SHPËRNDAJE

Tashmë Blinishti ka shenjtin e vet. Lumnimi i 38 martirëve shqiptarë të kishës katolike është pritur me gëzim nga banorët e fshatit të Blinishtit në Lezhë.

Qendra e fshatit mban emrin At Daniel Djanit, ndërsa pak metra më tutje ndodhet edhe shtëpia ku ka lindur dhe jetuar ai.

shShtëpia e At Daniel Dajanit
shShtëpia
e At Daniel Dajanit

Drane Matia së bashku me të birin Ilirin janë pasardhës të klerikut At Daniel Dajani. “Jemi shumë të kënaqur që At Daniel Dajani u vlerësua nga Papa Fraçesku. Ne kemi pasur frikë të flasim dikur për të, për shkak të regjimit, ndërsa tashmë na duket se shejti është në shtëpinë tonë. Shpresoj që shtëpia e tij të kthehet në një vend pelegrinazhi, që të vizitohet nga të gjithë. Shtëpia ku ai ka lindur, është akoma në këmbë dhe kleri katolik së bashku me institucionet shtetërore duhet të ndërhyjnë që të restaurohet, pasi çdo ditë po shkon drejt degradimit të plotë”, thotë Drane Matia.

Këtë ide e mbështesin edhe banorët e fshatit, të cilët do të drejtojnë lutjet e tyre në institucionet përkatëse dhe do të japin edhe vetë kontribut që shtëpia e At Daniel Dajanit të mund të kthehet në një qendër të vizitueshme.

At Daniel Dajani
At Daniel Dajani

“Për fshatin Blinisht është një fat shumë i madh që të jetë akoma në këmbë shtëpia e një të lumnuari dhe në të ardhmen, e një shenjti, i cili ka lindur në këtë vend. Kjo shtëpi i është dhuruar prej disa vitesh kishës katolike, me shpresën që të bëhet vend pelegrinazhi. Banesa dykatëshe fatkeqësisht është në një gjendje të mjerueshme, për shkak se në të nuk është ndërhyrë asnjëherë. Ajo ka qenë e banueshme deri në mesin e vitit 1990, por harresa po e çon drejt shembjes së plotë. Restaurimi i shtëpisë do të ishte një homazh dhe nderim për At Daniel Dajanin, një nga 38 martirët e kishës katolike dhe njëri nga të vetmit që ka mbrojtur fenë e krishterë gjatë komunizmit, duke rënë martir për besimin. E meriton një njeri i tillë, por dhe fshati Blinisht, që kjo banesë të kthehet në një vend pelegrinazhi. Do të sillte shumë të mira për banorët e këtij vendi, nëse kjo shtëpi do të bëhej muze. Shpresojmë që At Daniel Dajani, nga atje lart ku ndodhet, me lutjet tona të ndihmojë që shtëpia e tij të restaurohet dhe të kthehet në muze e vend pelegrinazhi”, u shpreh Markeljan Hiluku, banor i Blinishtit.

Edhe më parë, problemi i rrënimit të shtëpisë së klerikut është ngritur edhe më herët, askush nuk ka bërë asgjë për parandalimin e rrënimit te shtëpisë së At Daniel Dajanit. e.h

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura