Banonin në një shtëpi të rrënuar nga të katër anët, familjes në Mitrovicë i buzëqesh fati, bëhen me vilë

Dec 27, 2019 | 21:48
SHPËRNDAJE

Gjatë muajve të verës Elvis Naçi ka vizituar familjen Çitaku në Mitrovicë. Familja banon në një shtëpi të rrënuar nga të katër anët.

Kjo familje është në vështirësi të mëdha ekonomike por edhe shëndetësore dhe po kalonin momente të vështira. Naçi pasi ka takuar Mexhitin, kryefamiljarin i premtoi se shtëpia u mor përsipër të ndërtohej nga themelet.

shtepia-e-re-770x434

Me të hyrë në banesë Elvisi u përball me kushtet e pabanueshme kur përpara i doli një gropë e madhe. Në bisedë e sipër Mexhiti i tha Elvisit se nuk ka shpresë e se i është mërzitur jeta shumë. Fëmijët janë të sëmurë.

Elvisi: Kjo nuk quhet jetë, kjo shtëpi është katastrofë, familjen e ke të sëmurë…

Mexhiti: Më është mërzitur shumë jeta
Elvisi: Na i lër ne në dorë, ti ke shumë halle, kjo është fundi, do marrim masa dhe do të lajmërojmë. Do bëjmë diçka të mirë për familje tuaj
Këto ishin fjalët e fundit të Elvisit, pak muaj më vonë Sidriti udhëtoi drejt Mitrovicës për t’i dhënë në dorë çelësin e shtëpisë së tyre të re “Kemi dhënë shumë shtëpi, andej këtej ne jemi një, por këtu të hapet syri, shtëpia është e bukur. Sot kanë mbaruar vuajtjet tuaja”, -tha Sidriti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura