Banka zvicerane paralajmëron të pasurit

Nov 14, 2019 | 15:05
SHPËRNDAJE

Të pasurit në gjithë botën po përgatiten për luhatje në tregjet financiare për vitin 2020, sipas bankës zvicerane UBS.

Shumica e investitorëve të pasur presin një rënie të madhe në tregje për vitin e ardhshëm dhe 25% e aktiveve të tyre është në para cash’, sipas sondazhit të UBS ndaj mbi 3,400 të pasurve.politikan-euml-t-milioner-euml-n-euml-shtet-t-euml-varf-euml-r_2_hd-780x439-587x330

Konflikti mes SHBA dhe Kinës është shqetësimi më i madh gjeopolitik i tyre, ndërsa zgjedhjet e ardhshme në SHBA përbëjnë një tjetër kërcënim për portofolet e investitorëve, transmeton Scan.

Thuajse 80% e të anketuarve thonë se luhatjet në tregje pritet të vazhdojnë dhe 55% presin një shitje të madhe në bursa në fund të 2020-ës, përcjell albinfo.ch.

Sipas UBS, investitorët po konsiderojnë rritjen e mëtejshme të parasë cash’ dhe diversifikimin në klasa të ndryshme të aktiveve.

Megjithatë, alarmi i investitorëve është kufizuar vetëm në afatshkurtër, ndërkohë që 70% e tyre janë optimistë për kthimet nga investimet në 10 vjetët e ardhshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura