Banka Tregtare Kombëtare ndërpret shërbimet për klientët! Katër njoftime për problematikat me hardwaret. Shkaktohet panik dhe lumë ankesash nga qytetarët

Aug 4, 2021 | 17:29
SHPËRNDAJE

I gjithë aktiviteti i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) në Shqipëri dhe në Kosovë të martën paradite u bllokua plotësisht.

BKT

Klientët nuk mund të kryenin asnjë veprim, përfshirë ato të thjeshtat për tërheqje parash në bankomat apo pagesa nëpërmjet pajisjeve POS, deri tek transaksionet e tjera që kryen në sportelet bankare.

Pas një shqetësimi në rritje, Banka Kombëtare Tregtare shpërndau një njoftim në rrjetet sociale pasditen e së martës, duke njoftuar klientët se kishte ndodhur një problem teknik në sistemin “Qendror Bankar” dhe se po merreshin masa për ta rregulluar.

ekipet

Mëngjesin e së Mërkurës, BKT u rikthye sërish me një njoftim tjetër, ku shkruante: “Problemi hardware që shkaktoi një ndërprerje afatshkurtër në sistemin tonë bankar është zgjidhur. ATM -të dhe POS-et tona kanë filluar të shërbejnë, kanalet tona digjitale dhe transaksionet e degëve do të vihen gradualisht në shërbim sot rreth orës 11 të mëngjesit pas kontrolleve përfundimtare që do të kryhen. I gjithë ekipi ynë po punon me përkushtimin e zakonshëm për t’ju shërbyer sa më mirë”.

BKT

Siç duket, në pamundësi për t’i dhënë zgjidhje problemit të krijuar, pas 6 orësh, BKT reagoi përsëri përmes një shënimi në rrjetet sociale, duke theksuar se sot, me datë 4 gusht, 2021, të gjitha degët e BKT-së në të gjithë Shqipërinë do të jenë të hapura deri në orën 20:00 për të mundësuar ofrimin e shërbimeve bankare për çdo klient që do të jetë prezent në degë.

i fundit

Mirëpo, ky reagim është shoqëruar me kritika të shumta nga klientët, ku disa prej tyre theksonin se nuk keni arsye të gënjeni, pasi bankomati nuk punon dhe me klientët po vazhdoni të silleni në mënyrë arrogante, duke mos i futur brenda.

komentet

Një tjetër person, shkruante se “po gënjeni përsëri, sistemi nuk punon dhe në këtë moment, kur hapet si mund të presim deri në orën 20.00 në radhë në pikë të diellit”.

Sipas BKT-së, të mërkurën pasdite, duket se problemit të shkaktuar në sistem i ka ardhur fundi.

Në një reagim tjetër në rrjetin social, banka thekson se “pas ndërprerjes së funksionimit të sistemit tonë bankar, shkaktuar nga problemi hardaëare, të gjitha kontrollet tona kanë përfunduar, duke siguruar sërish shërbim plotësisht funksional”.

e fundit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura