Banka Qendrore Europiane dhe FED, paketa nxitëse për të luftuar “shokun” nga koronavirusi

Mar 13, 2020 | 7:38
SHPËRNDAJE

Banka Qendrore Europiane (ECB) ndërmori një sërë masash stimuluese për të luftuar pasojat ekonomike, që po vijnë nga përhapja e koronavirusit nëpër Europë, shkruan Financial Times.bursa koronavirus

ECB e mbajti normën bazë të depozitave të pandryshuar në nivele rekord minimale historike prej minus 0.5 për qind, por tha se do të blejë 120 miliardë euro obligacione më shumë deri në fund të këtij viti, përveç angazhimit të saj ekzistues për të blerë 20 miliardë euro në muaj.

Ekonomistët vlerësojnë se shkalla e programit të lehtësimit sasior të ECB-së do të rritet në 33 miliardë euro në muaj për pjesën e mbetur të këtij viti.

Shefja e ECB-së, Kristinë Lagarde tha se blerja e mëtejshme e aseteve do të fokusohej në tregjet e obligacioneve të koorporatave, por banka qendrore do të ruante fleksibilitetin në mënyrën se si ajo i blen asetet.

Banka qendrore tha se do të prezantonte një program të ri të huave të lira për bankat, në mënyrë që t’i nxiste ato që të vazhdonin të kreditonin biznesin e vogël.

Operacionet e saj ekzistuese të synuara për rifinancimin afatgjatë do të jenë “në mënyrë të konsiderueshme më të favorshme”, duke i ofruar bankave hua me norma më të ulëta se norma e depoztave nën zero të ECB-së dhe që mund të jenë të lira deri në minus 0.75 për qind.

Ky vendim, e bën ECB-në bankën e parë qendrore që operon me një sistem të tillë me “dy norma”, që në fakt subvencionon bankat, duke u dhënë atyre hua me norma më të ulëta sesa ato paguajnë për depozitat në para në bankën qendore.

Si reagim ndaj thirrjeve të bankave për autoritetet, që kërkuan lehtësimin e kritereve të kapitalit në mënyrë që t’u mundësonte atyre që të asorbonin goditjet e pritura nga virusi, ECB tha se do t’i lejonte huadhënësit që “të përdornin plotësisht kapitalin dhe amortizatorët e likuiditetit” që ishin parashikuar për periudha të vështira.

Zonja Lagarde tha që koronavirusi ishte “një tronditje e madhe” për perspektivat e rritjes së eurozonës. Do të ketë një ndërprerje të konsiderueshme në aktivitetin ekonomik, veçanërisht një ngadalësim të prodhimit dhe një ulje të kërkesës së brendshme dhe të huaj, tha ajo, duke bërë thirrje për veprim fiskal nga qeveritë.

“Është e nevojshme një përgjigje ambicioze dhe e koordinuar e politikës fiskale për të mbështetur bizneset dhe punëtorët në rrezik,” tha zonja Lagarde, duke shtuar se përhapja e virusit do të kishte një “ndikim domethënës” në eurozonë dhe ekonomitë globale, edhe sikur të ishte “E përkohshme për nga natyra”.

Presioni ishte në rritje që ECB të ndërmerrte veprime pasi Banka e Anglisë dhe Rezerva Federale e Sh.B.A.-së njoftuan ulje emergjente të normave të interesit dhe masa të tjera në përgjigje të ndikimit ekonomik të koronavirus ditëve të fundit.

FED do të injektojë triliona dollarë në tregjet financiare

Edhe Rezervat federale (FED) të SHBA-ve njoftuan se do të injektojnë triliona dollarë në sistemin financiar, në një përgjigje dramatike për të ulur tensionin në tregun e financimeve afatshkurtra dhe atë të Thesarit.

Banka qendrore e SHBA-ve po bën gjithashtu ndryshime në programin e saj të blerjeve të Thesarit “në mënyrë që të adresojë problemet e mëdha dhe të pazakonta në tregjet e financimit të Thesarit të lidhura me shpërthimin e koronavirusit”.

Për të katërtën herë në katër ditë, dega në Nju Jork e FED tha se do të rrisë madhësinë e huasë në tregun e marrëveshjeve të ndërsjellta  të riblerjes( repo), ku investitorët marrin hua cash në këmbim të kolateralit me cilësi të lartë, si Bonot e Thesarit — këtë herë në nivele shumë më të larta sesa ofronte më parë.

Kjo masë u prit mirë nga tregjet, të cilat kishin shënuar rënie me 8.8 për qind përpara kësaj ndërhyrjeje, si rrjedhojë e frikës që do të kishin në ekonomi masat e ndërmarra për të frenuar koronavirusin. Indeksi i S&P 500 u rrit lehtë, dhe ishte 5.5% më i ulët gjysmë ore pas deklaratës.

Fed do të ofrojë tani të paktën 500 miliardë euro në hua tre mujore, menjëherë, ndërsa të premten do të ketë dhe një tjetër hua tre mujore po 500 miliardë euro. Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura