Banka i dërgon mesazhin e kalimit të pagës, pedagogu i UT: E refuzoj, pasi…

Feb 12, 2018 | 14:11
SHPËRNDAJE

Problemi i pagave të pedagogëve, prej disa ditësh është bërë një çështje serioze pasi është paralajmëruar së do të ketë dhe grevë.

Por sot Ministria e Arsimit në një deklaratë u shpreh se pagat do të kalojnë sot. Menjëherë pas kësaj deklarate, pedagogu i UT Romeo Hanxhari në profilin e tij në Facebook ka bërë publike kalimin e rrogës në llogarinë tij bankare.

romeo hanxhari

Sakaq, pedagogu i njohur Romeo Hanxhari e ka refuzuar këtë pagesë që siç thotë ai vjen nga tarifat e studentëve të tij.

romeo hanxhari

Postim i Hanxharit në Facebook

Une si pedagog i UT e refuzoj pagen nese ajo me vjen nga tarifat e studenteve te mi!

E patolerueshne!

Ne jemi Universitet Publik. Pagen duhet te na e paguaje Qeveria e ketij shteti. Por Qeveria jep vetem 9 paga, dhe jo 12 te tilla. Dhe thote “3 pagat e tjera merrini nga tarifat e studimeve te studenteve”. Eshte njesoj sikur t’u thuash mjekeve te sistemit publik “3 paga merrini nga tarifat e pacienteve”. Kjo eshte antikushtetuese. Une refuzoj pagen dhe protestoj!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura