BANKA E SHQIPËRISË/ TENDER I HAPUR KOMBËTAR

| 0:24
SHPËRNDAJE
 

bankaeshqiperise
TENDER I HAPUR KOMBËTAR

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: Kryerje punimesh për riparime dëmesh nga tërmeti në objektet e BSH në Tiranë”.

Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i hapur kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 2,378,900 Lekë.

Dokumentet e tenderit, mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla A, Tiranë, Tel. 042419411(ext. 1844), çdo ditë nga çdo person i autorizuar, me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 500 Lekë, pranë një banke tregtare në llogarinë e Bankës së Shqipërisë sipas detajeve të mëposhtme:

Përfituesi:     Banka e Shqipërisë

BIC:               STANALTR

IBAN:            AL68 1011 1008 0000 0000 2222 222L; BIC

Përshkrimi: Blerje dokumente tenderi për tenderin me objekt: “Kryerje punimesh për riparime dëmesh nga tërmeti në objektet e BSH në Tiranë”

Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, Kompleksi “Halili”, deri më datë  02 Shtator  2020, ora 14:00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët   ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.