BANKA E SHQIPËRISË/ TENDER I HAPUR KOMBËTAR

Apr 30, 2020 | 1:00
SHPËRNDAJE

bankaeshqiperise

TENDER I HAPUR KOMBËTAR

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: Blerje dhe instalim i sistemeve të vëzhgimit në disa godina të Bankës së Shqipërisë”.

Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i hapur kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 115,000,000 Lekë.

Dokumentet e tenderit iu vihen në dispozicion pas paraqitjes së kërkeses, nga administratori ose personi i autorizuar prej tij (me autorizimin përkatës) në adresën elektronike [email protected]. Në kërkesë duhet të citohen qartë: emri i kompanisë, të dhënat e kontaktit (numri i telefonit, e-mail, etj,) si dhe objekti i prokurimit. Aksesimi i dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 500 Lekë, pranë një banke tregtare në llogarinë e Bankës së Shqipërisë sipas detajeve të mëposhtme:

Përfituesi:     Banka e Shqipërisë

BIC:               STANALTR

IBAN:            AL68 1011 1008 0000 0000 2222 222L; BIC

Përshkrimi: Blerje dokumente tenderi për tenderin me objekt: “Blerje dhe instalim i sistemeve të vëzhgimit në disa godina të Bankës së Shqipërisë

Mandat pagesa, si dhe dokumentacioni i sipërcituar dërgohen të skanuara në adresën elektronike të vënë në dispozicion. ​

Oferta duhet të paraqitet në adresën: Godina Qëndrore e Bankës së Shqipërisë (Sheshi “Skënderbej”, Nr.1, Tiranë), deri më datë 27 Maj 2020, ora 10:00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura