Banka Botërore miraton huanë prej 32,1 milionë eurosh për Shëndetësinë në Shqipëri

Feb 28, 2015 | 10:37
SHPËRNDAJE

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi sot një financim nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) prej 32.1 milionë Euro për Projektin e Përmirësimit të Sistemit Shëndetësor në Shqipëri.

Selia e Bankes Boterore

Sipas BB, kostoja totale e projektit është 36.1 milionë Euro dhe pjesa tjetër bashkë-financohet nga Qeveria shqiptare. Projekti do të mbështesë përmirësimin e efikasitetit të kujdesit në disa nga spitalet në vend, atë të menaxhimit të informacionit në sistemin shëndetësor si dhe rritjen e aksesit financiar për Treguesit kryesorë që lidhen me sistemit shëndetësor në Shqipëri flasin për rezultate të ndryshme.

Ndërsa disa prej tyre janë të relativisht të mira sipas standardeve rajonale, cilësia e kujdesit përbën një shqetësim domethënës.

“Sektori vuan nga mungesa e efikasitetit dhe nga pabarazitë. Shpenzimet nga xhepi të pacientëve përbëjnë më shumë se gjysmën e shpenzimeve në shëndetësi. Vetëm gjysma e të varfërve janë të mbuluar nga sigurimet shëndetësore dhe shpenzimet në rritje për shëndetin kanë çuar më shumë familje drejt varfërisë. Pagesat nën dorë mbeten të zakonshme, sidomos në spitalet publike”- thuhet ne deklaraten e BB.

“Reformat e sektorit shëndetësor janë komplekse dhe ende ka shumë punë për t’u bërë”, tha Tahseen Sayed, Drejtore e Bankës Botërore për Shqipërinë.

“Qeveria ka treguar angazhim të madh për të ndërmarrë reforma në disa fusha kyçe duke përfshirë këtu përmirësimin e sistemeve të financimit të shëndetësisë dhe shërbimeve spitalore, reformën në sektorin farmaceutik dhe zgjerimin e mbulimit nga sigurimet shëndetësore”- tha ajo.

Projekti i ri do të mbështesë reformat në sektorin shëndetësor duke synuar përmirësimin e aksesit dhe të efikasitetit në Projekti është në vazhdën e angazhimeve të mëparëshme të Bankës Botërore në këtë sektor. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura