Banesat sociale, Këshilli Bashkiak shtyn votimin për listat e familjeve përfituese. Bozdo: Bllokim i PS-LSI

Mar 6, 2015 | 19:10
SHPËRNDAJE

Tiranë- Këshilli Bashkiak i Tiranës ka shtyrë votimin për miratimin e listën së familjeve që do të përfitojnë banesa sociale. Ishin keshilltaret e majte ata te cilet kerkuar 10-14 dite kohe per tu njohur me dosjen. Ne nje reagim per mediat, Bashkia e Tiranes ka akuzuar PS-LSI-ne se po vazhdojne te mbajne te bllokuara banesat sociale.

Eno Bozdo

Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje ishte miratimi i emrave të 176 familjeve që do të përfitojnë banesë sociale me qira në zonën e Shkozës, si dhe emrat e 14 familjeve të pastreha, të cilat do përfitojnë bonus qiraje. Mesohet se 340 familje kishin mungesë dokumentacioni. 520 familje kanë aplikuar për banesa me statusin `të pastrehë`.

Ndërsa një tjetër projektvendim që pritet të miratohet është për një ndryshim të buxhetit të vitit 2015, ku pritet të shtohet një fond prej 230.6 milionë lekëve.

Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, në total janë marrë në shqyrtim dosjet e 520 qytetarëve, por 340 prej këtyre familjeve nuk përmbushin kriterin e të ardhurave.
Për këtë program strehimi, që prej vitit 2005 kanë aplikuar 2.350 familje, por në total në kryeqytet numërohen rreth 11.200 familje të pastreha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura