Banda shqiptare e trafikut të drogës e pastrimit të parave, arrestuar në Londër pranon akuzat në gjykatë. Ja emrat dhe dënimet për secilin

Mar 25, 2015 | 12:24
SHPËRNDAJE

Tete shqiptaret e arrestuar ne shtatorin e vitit te shkuar ne Londer per trafik te lendeve narkotike dhe pastrim parash kane pranuar akuzen para gjykates dhe jane denuar me 53 vite burg ne total.

Shqiptaret e arrestuar ne Londer

Mediat britanike duke raportuar lajmin bejne me dije se ne gjyq diten e premte jane paraqitur te arrestuatit Taulant Bushi, Albert Krasniqi, Enrik Mullahi, Aurel Hoxha, Bledar Vranari, Artor Sufaj, Olsin Llanga dhe Blendi Kellici. 

Mesohet se po per llogari te hetimit te te njejtit grup, nje tjeter shqiptar pritet te arrestohet ditet ne vijim. 

Policia, qe bëri arrestimet e para në shtator, ka gjetur kokainë dhe vegla të tjera qe perdoreshin per perpunim e paketim në qese plastike poshtë WC në banesen e njerit prej te arrestuarve. 

“Të gjitha te arrestuarit pasi jane perballur me faktet e prokurorise e kane pranuar akuzen ne gjykate”- raportojne mediat britanike.

I pari qe u arrestua ishte Albert Krasniqi, 27 vjec, i cili u ndalua me 400.000 paund në një cante, nderkohe qe policia beson se makina e tij është përdorur për të kontrabanduar drogë dhe para kesh përmes kufijve ndërkombëtarë.

Të shtatë anëtarët e tjerë të grupit, Olsin Llanga, 28 vjec; Bledar Vranari, 34; Bledar Kellici, 26; Enrik Mullahi, 27; Taulant Bushi, 37; Artur Sufaj, 36, dhe Aurel Hoxha, 27, u arrestuan pak ore pas arrestimit te shokut te tyre. 

Llanga dhe Sufaj u denuan me 10 vjet e tetë muaj dhe Mullahi për tetë vjet, ndërsa Krasniqi, Kellici, Hoxha dhe Bushi jane denuar me gjashtë vjet. Mesohet se Vranari do të dënohet më 1 prill.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura