‘Banda e tritolit’, ja kush janë dy të kërkuarit e policisë. Didi: Vladimir Gjutën nuk e dimë ku ndodhet, Bruka ka dalë jashtë vendit 2 ditë para arrestimit (FOTO)

Feb 28, 2015 | 15:52
SHPËRNDAJE

Vladimir Gjutes, i kerkuari i policise per atentatin me tritol te farmacia e Tahirit nuk i dihet vendndodhja, nderkohe qe i kerkuari tjeter, Baftjar Bruka ka dale jashte vendit, dy dite para se policia te saktesonte se ai ishte pjese e këtij grupi te strukturual kriminal, qe deri tani ka çuar ne pranga 4 persona.

Vladimir Gjuta, i shpallur në kërkim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, tha sot në një konferencë shtypi se Baftjar Bruka ka dalë jashtë vendit dy ditë para se të lëshohej urdhër-arresti ndaj tij, kurse Vladimir Gjutës nuk i dihet ende vendodhja. 

“Bruka ka dalë dy ditë para se neve të krjonim bindjen se vërtët ishte ky grup kriminal që ka kryer këto vepra kriminale…Gjuta, akoma nuk kemi dijeni për vendodhjen e tij”, tha Didi. 

Kryepolici shtoi gjithashtu se policia është treguar tepër e kujdesshme për mos dekonsipirimin e operacionit dhe tha se çështja e vendosjes së eksplozivit në banesën e Alfred Nomanit “është nën hetim, po vazhdojmë të verifikojmë me intensitet të gjitha provat dhe indicjet për të zbuluar edhe autorët e këtij veprimi”.

‘Banda e tritolit’, aksioni për kapjen e dy të kërkuarve

Pas dështimit për kapjen e Vladimir Gjutës, në banesë ku supozohej se ishte duke qëndruar në arrest shtëpie, Policia ka vijuar aksionin për zbulimin e vendndodhjes dhe arrestimin e tij.

I konsideruar si personi kyç në grupin e strukturuar kriminal, 5 anëtarë të të cilit tashmë janë të arrestuar, arrestimi i Gjutës ka një rëndësi të veçantë për hetimin e ngjarjes.

Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka, të dy në kërkim, dyshohen se janë personat që kanë porositur vendosjen e eksplozivit në farmacinë e Bashkim Tahirit dhe në Rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë stacionit të autobusit, ku zakonisht parkonte automjetin babai i ministrit të Brendshëm.

Nga verifikimi i kryer në sistemin Tims, rezulton që të paktën në rrugë zyrtare, Gjuta nuk e ka kaluar kufirin, pra dyshohet se ndodhet në Shqipëri. Forcat speciale kanë vijuar pa ndërprerje operacionin për kapjen e dy të kërkuarve, duke kryer vëzhgime dhe kontrolle në disa zona të Tiranës.

Burimet thanë se kontrolle janë kryer në një banesë në afërsi të “Qytetit Studenti”, ku banojnë persona që kanë lidhje të afërt me 35- vjeçarin Gjuta. Ndërsa, banesa e vëllait të tij dhe e disa të afërmve të tjerë, vazhdojnë të mbahen në vëzhgim nga Policia.

Kush janë Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka 

Vladimir GJUTA, 35 vjeç , lindur në Kukës e banues në Tiranë, person me preçedent kriminal, i arrestuar  disa herë nga Policia në kohë të ndryshme  për “Kundërshtim me dhunë  të Punonjësve të Policisë ,dhe Funksionarëve që kryejnë detyra shtetërore”. Kreu i Policisë së Shtetit, Didi tha sot se ky shtetas është nën hetim për organizim dhe vendosje të lëndëve eksplozive ndaj shtetasit A.T në Durrës, si dhe i dyshuar për “Vrasje mbetur në tentativë” në vitin 2013 të një shtetasi në qytetin e Kukësit, si dhe  për një sërë veprash të tjera kriminale.  

 Baftjar BRUKA, 24 vjeç , lindur në Kukës  banues në Tiranë ,me preçedent kriminal , i hetuar në vitin 2013  për veprën penale “Vrasje me dashje  në bashkëpunim, mbetur në tentativë”  dhe “Armbajtie pa leje”. Çështje e cila me pas është pushuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kukës. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura