Banda e armatosur hyn në aeroport dhe grabit 15 milionë dollarë, “maskojnë” furgonin me logon e kompanisë që do bënte pagesën dhe i vënë flakën

Mar 10, 2020 | 15:55
SHPËRNDAJE

Një grup hajdutësh të armatosur kanë grabitur 15 milionë dollarë nga një depo në aeroportin e Santiago në Kili.

Policia është vënë në kërkim të anëtarëve të bandës së armatosur.

Raportohet se ishin të paktën 7 burra që hynë në zonën e ngarkesave në aeroport ku ishin vendosur paratë. Nën kërcënimin e armës, grabitësit detyruan rojet e sigurisë ti jepnin paratë.

Ata përdorën dy automjete për të kryer grabitjen. Një prej tyre ishte lyer me logon e kompanisë që kryen dorëzimin e parave DHL.

Policia tha se dyshojnë që autorët kishin informacione të brendshme.

Ngarkesa në euro dhe dollarë kishte mbërritur në aeroport pak para grabitjes dhe do dërgoheshin në bankat në Kili.

Një roje i sigurisë së aeroportit u plagos pasi u godit në kokë.

Një prej furgonëve të përdorur për grabitjen u gjet i braktisur dhe pjesërisht i djegur.

Policia tha se nuk i përkiste DHL por ishte lyer me logon e saj për tu dikur si e kompanisë.

Kjo nuk është hera e parë që një shumë e madhe parash është vjedhur në aeroportin Arturo Merino Benítez. Në vitin 2014, një bandë prej 9 burrash vodhën një dërgesë me para me vlerë 10 milionë dollarë.

Pas grabitjes shefi i sigurisë në atë kohë u shkarkua.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura